Thursday 23-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Deutsche Welle- Reagime pas demonstratës së islamistëve në Gjermani

admin
  • Krijuar : 28-04-24
  • / 282 Lexime

Në një demonstratë kundër gjoja politikës armiqësore ndaj islamit në Gjermani u dëgjuan tone islamiste e slogane kundër shtetit gjerman. Ministrja e Brendshme, Faeser e quajti demonstratën "të vështirë për t'u duruar".
Pas një demonstrate të organizuar nga islamistët të shtunën në Hamburg, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkoi një ndërhyrje të fortë të shtetit në rast veprash penale tek organizime të tilla. "Një demonstratë e tillë e islamistëve në rrugët tona është e vështirë për t'u duruar. E mira është, se policia e Hamburgut me një pjesëmarrje të gjerë veproi ndaj veprave penale", tha Faeser për "Tagesspiegel". Nuk pati incidente gjatë demonstrimit. Duhet të jenë të qarta vijat e kuqe, ku merr fund mbrojtja e gjerë e lirisë së mendimit dhe shprehjes. "Jo propagandë terroriste për Hamasin, jo parulla urrejtjeje kundër grave dhe burrave hebrej, jo dhunë. Në rast se puna vjen tek vepra të tilla penale, duhet të ketë një ndërhyrje të menjëhershme, të fortë në demonstrata", tha politikanja socialdemokrate.

Të shtunën në Hamburg protestuan më shumë se 1000 vetë që ndoqën thirrjen e islamistëve të "Muslim interaktiv. Në lagjen St. Georg ata dolën në rrugë kundër gjoja një politike armiqësore me të cilën përballet islami në Gjermani dhe fushatës mediatike kundër tij. Organizatorët e demonstratës janë të afërt me grupimin "Muslim interaktiv", sipas informacioneve të shërbimit të Mbrojtjes Kushtetuese në Hamburg. Ky grupim kategorizohet si i sigurtë ekstremist. Gjatë demonstratës u kërkua nga organizatorët të thirrej "Allahu Akbar", "zoti është i madh". Ata që mbajtën fjalim akuzuan politikën dhe mediat për "gënjeshtra të ulta", dhe "raportim frike", ku para luftës në Gaza të gjithë myslimanët në Gjermani do duhet të damkosen si islamistë.

Deputeti gjerman i CDU-së dhe ish- kreu i CDU-së për Hamburgun, Christoph Ploß shkroi në platformën X, se ndalimi i "Muslim Interaktiv" duhej bërë me kohë. Ai kërkoi nga qeveria e koalicionit "të mos e nënvlerësojë më islamin radikal". Edhe partitë e majta duhet të zgjohen dhe t'i dalin kundër islamizmit, raporton Deutsche Welle.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame