Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Diplomohet brezi i tretë i studentëve të Institutit të Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi”

admin
  • Krijuar : 08-07-24
  • / 149 Lexime
Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi”, organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi këtë fundjvë në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, ceremoninë e diplomimit të brezit të tretë të studentëve të programit një vjeçar për formim të përgjithshëm fetar.
 
Në vitin e tij të tretë të aktivitetit, Instituti i Studimeve Islame “Hafiz Sabri Koçi”, diplomoi 38 studentë, meshkuj dhe femra.
 
Në këtë ceremoni, morën pjesë: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Nënkryetari Taulant Bica, i cili është njëkohësisht përgjegjësi i mbarëvajtjes së këtij instituti, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Prof. Xhemal al Saferti, si dhe myftinj, imamë, pedagogë dhe studentët që u bënë pjesë e këtij trajnimi përgjatë gjithë vitit që lamë pas.
 
Ky trajnim synoi t’u ofronte studentëve njohuritë bazë fetare në lëndët: Kuran, Hadith, Tefsir, Fikh, Akaid, Histori Islame, etj.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Spahiu, pasi uroi studentët për përfundimin me sukses të këtij programi, bëri një rezyme të shkurtër të rrugëtimit 3-vjeçar të institutit dhe efektit pozitiv që ka pasur ky i fundit në plotësimin e nevojave të KMSH-së me kuadro në terren.
 
Studentët i përshëndeti gjithashtu edhe Nënkryetari Bica, i cili shprehu vlerësim të lartë për ta dhe ju uroi atyre suksese në praktikimin e këtyre dijeve të marra përgjatë gjithë trajnimit. Më tej ai i njohu të pranishmit me traditën e bukur tashmë disa vjeçare që shoqëron këtë institut në promovimin e kuadrove të rinj.
 
Në cilësinë e Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Prof. Xhemal al Saferti, në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e shpërndarjes në mënyrë sa më të pastër e të drejtë të mesazhit universal të Islamit tek besimtarët dhe shoqëria mbarë.
 
Pas fjalëve të rastit, studentët e diplomuar nga ky vit u pajisën me certifikatat përkatëse, certifikata të cilat ua dorëzoi personalisht Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu dhe të lartëpërmendurit e tjerë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame