Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Nëse avioni goditet nga rrufeja, çfarë ndodh? A ka rrezik të bjerë nga lartësia?

admin
  • Krijuar : 09-07-24
  • / 167 Lexime

Vetëm një ditë më parë, (të dielën) pamje dramatike kapën momentin kur një avion i kompanisë “British Airways” u godit nga rrufeja pak para se të ulej në aeroportin Heathrow të Londrës.

Një pasagjer e përshkroi ngjarjen si tronditëse, por sa të shqetësuar duhet të jenë pasagjerët nëse avioni goditet nga rrufeja?

Përgjigje kësaj pyetjeje i kanë dhënë ekspert të fushës dhe ish-pilotë.

Sa janë mundësitë që një avion të goditet nga rrufeja?

“Statistikat tregojnë se një avion goditet nga rrufeja rreth një herë në 5 mijë orë fluturim ose një herë në vit”, është shprehur Doug Morris, kapiten i Air Canada.

Çfarë ndodh me avionin nëse ai goditet nga rrufeja?

Përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë ish-piloti Terry Tozer, i cili ka botuar edhe librin “Pse rrëzohen avionët”. “Goditja e rrufesë mund të sjellë probleme me pjesët elektronike në avion, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk shkakton probleme serioze sepse avioni nuk është i tokëzuar.

Rrufeja mund ta godasë avionin në skaje dhe të kalojë në anën tjetër me vetëm disa dëme sipërfaqësore.

E kam provuar edhe unë këtë ndjesi dhe kishim vetëm një vrimë të vogël në konin e hundës dhe bishti kishte një pjesë të vogël të djegur, por pa probleme serioze. Pas goditjes nga rrufeja, avionit duhet t’i bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme”, shprehet Tozer.

Çfarë bëjnë pilotët kur avioni goditet nga rrufeja? A janë të vetëdijshëm ata për këtë?

“Varet nga goditja. Mund të fluturosh në re dhe shohësh një blic të ndritshëm, por ndoshta nuk e kuptoni nëse ju ka goditur apo jo. Goditja nga rrufeja mund të shkaktojë edhe një ndërprerje të përkohshme të komunikimit ose navigimit, por avionët modernë nuk e kanë këtë problem.

Sistemet e avionit janë të projektuara që të vazhdojnë funksionimin normalisht edhe pas goditjes së rrufesë”, shprehet James Moy, instruktor fluturimi.

A duhet të shqetësohen pasagjerët?

“Jo. Në përgjithësi nuk ka aspak vend për alarm. Rreziku duhet të menaxhohet, por nuk është ky rasti.

Ndoshta, do të ishte shumë herë më e rrezikshme nëse avioni do të përballej me një stuhi breshëri, pasi ai mund ta dëmtojë avionin fizikisht”, shprehet ish-piloti Terry Tozer.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame