Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vizita historike e zv. Ministrit saudit në Maqedoninë e Veriut: Një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve fetare dhe strategjike

admin
  • Krijuar : 24-07-24
  • / 83 Lexime

Sot, më 24.07.2024, zv. Ministri i Ministrisë së Çështjeve Fetare, Thirrjes dhe Udhëzimit të Arabisë Saudite, Dr. Awad bin Sebti el-Anezij, me koordinim nga Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, H Hfz. Shaqir ef. Fetai, u prit nga zv. Kryeministri i Parë dhe Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti. Gjatë takimit, zv. Ministri shprehu mirënjohjen për pritjen dhe respektin, duke uruar zv. Kryeministrin për pozitën e re dhe theksuar rëndësinë e vizitës së tij në RMV për forcimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën fetare.

 

Zv. Kryeministri falënderoi për vizitën dhe përgëzoi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrisë së Çështjeve Fetare dhe Bashkësisë Fetare Islame, duke shprehur dëshirën për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi për respektin dhe kontributin në shërbim të institucionit, duke shpresuar për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të BFI dhe përfaqësues nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame