Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reisul Ulema Shaqir Fetai mirëpret Unionet e Qendrave Islame të Diasporës në Shkup

admin
  • Krijuar : 03-08-24
  • / 99 Lexime

Me date 2 gusht, në SHMI Medreseja “Isa Beu” - Shkup, u mbajt takimi tradicional i organizuar nga Rijaseti i BFI-së së RMV-së për nder të Qendrave Islame Shqiptare në Diasporë. Në takim morën pjesë kryetarët e Unioneve të Qendrave Islame të Diasporës, imamët, kryesitë e Xhamive, muftinjtë e BFI-së, drejtorët e sektoreve të Rijasetit dhe profesorët e Medresesë.

Kryetari i BFI-së së RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, theksoi rëndësinë e përkushtimit të pjesëmarrësve në organizimin e jetës fetare në vendet e tyre dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave morale fetare dhe kombëtare.

Në takim folën edhe drejtori i përgjithshëm i SHMI Medreseja “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, ish drejtori i sektorit të Diasporës, aktualisht Mufti i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit islam nga diaspora.

Në fund të programit, Reisul Ulema shpërndau mirënjohje për Qendrat Islame Shqiptare të Diasporës, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin e institucioneve edukativo arsimore të BFI-së. Programi përfundoi me një darkë simbolike për të pranishmit në restorantin e Medresesë./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame