Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Arsyeja / Disa nga kompanitë ajrore pezullojnë fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit

admin
  • Krijuar : 03-08-24
  • / 89 Lexime

Shumë linja ajrore nga SHBA, Evropa dhe Azia kanë pezulluar fluturimet drejt Izraelit dhe Libanit për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

 

Ky vendim u mor pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, e cila ka rritur rreziqet e sigurisë për shkak të hakmarrjes së pritshme nga Irani kundër Izraelit. Linjat ajrore si 'United Airlines', 'Delta Airlines', 'British Airways', 'Swiss International Air Lines', 'Lufthansa', 'Air India', 'ITA Airways', 'LOT', 'KLM', 'Aegean Airlines', 'Condor Airlines' dhe 'Singapore Airlines' kanë pezulluar ose anuluar fluturimet për të garantuar sigurinë e ekuipazheve dhe pasagjerëve të tyre./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame