Nga Kristjan Pashollari28 Pri 2022 4.3k
Bota

Izraeli vret nëntë persona në Siri në një sulm ajror vdekjeprurës

Sipas një monitoruesi të luftës, sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut vranë nëntë persona, përfshirë pesë ushtarë sirianë. Këto janë sulmet ajrore më vdekjeprurëse që nga fillimi i vitit 2022.

Një sulm me raketa në një bazë ushtarake dhe disa pozicione të lidhura me praninë e Iranit në Siri u raportua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Mes pesë viktimave, katër u konfirmuan nga media shtetërore siriane. Nuk pati asnjë koment nga Izraeli.

Agjencia e lajmeve SANA raporton se Izraeli nisi një sulm ajror në Damask në agim të djeshëm, duke synuar disa pozicione.
“Një hetim zbuloi se katër ushtarë u vranë, tre u plagosën dhe u vërejtën dëme materiale.

Në fillim të këtij muaji, një tjetër sulm ndodhi pranë Damaskut pa viktima, raporton SANA.