Në Xhaminë Kampung Siglap në Singapor zhvillohet sot, më 29 gusht, konkursi “Young Huffaz Cup”, një aktivitet i posaçëm për fëmijët dhe hafizët e rinj, në kuadër të programit të Rebiul-Evvelit “Maulid @ Siglap 2026”.
Konkursi zhvillohet në sallën kryesore të xhamisë dhe është ndarë në kategori sipas grupmoshave. Programi synon të nxisë fëmijët të lidhen me memorizimin dhe recitimin e Kur’anit, ndërsa vetë Xhamia Kampung Siglap e përkufizon misionin e saj me moton “Nurturing a Quranic Generation” – formimi i një brezi të lidhur me Kur’anin.
Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe punëtoria “Quran Workshop: Tarannum Murattal for Kids”, ku fëmijët njihen me mënyrat e recitimit të Kur’anit dhe tarannumin. Programi përfshin gjithashtu aktivitete të tjera për familjet dhe fëmijët, mes tyre një forum familjar, prezantim nga fëmijët e kopshtit të xhamisë dhe një aktivitet edukativ mbi ushqimet e përmendura në Sunet.
“Maulid @ Siglap” është pjesë e një programi më të gjerë që xhamia ka zhvilluar gjatë Rebiul-Evvelit, me ligjërata mbi jetën, moralin dhe cilësitë e Profetit Muhamed ﷺ.
Nisma e Singaporit ofron një shembull të xhamisë si hapësirë edukimi për të gjithë familjen, ku përkujtimi i Profetit ﷺ lidhet me Kur’anin, formimin e fëmijëve dhe pjesëmarrjen aktive të prindërve.







