Nga Kristjan Pashollari31 Maj 2021 7.7k
Bota

Kryeministri i ardhshëm i Izraelit: Kam vrarë shumë arabë në jetën time dhe s’e kam problem

Naftali Bennett është një politikan izraelit i cili shërbeu si Ministër i Punëve të Diasporës nga 2013 në 2019 dhe si Ministër i Mbrojtjes nga 2019 në 2020. Ai ka udhëhequr partinë e Re të Djathtë që nga 2018, pasi kishte udhëhequr më parë partinë Shtëpia e Hebrenjve në vitet 2012-2018.

Naftali Bennett ka ecur një hap më afër për të zëvendësuar kryeministrin veteran të Izraelit Benjamin Netanyahu. Bennett është një ish-sipërmarrës multi-milioner që bëri emër në politikë me retorikën e krahut të djathtë, retorikën e fetarit-nacionalist.

Fundi i epokës së Izraelit Benjamin Netanyahu mund të jetë afër, pasi lideri izraelit i ekstremit të djathtë Bennett është bashkuar me koalicionin anti-Netanyahu.49-vjeçari, i cili u ka fituar vota votuesve të ekstremit të djathtë gjatë gjithë karrierës së tij, drejton partinë Yamina, e cila ka bërë thirrje që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor. Një politikan i zjarrtë që nuk i është shmangur polemikave, Bennetti është ultra-liberal në ekonomi dhe ka një linjë agresive kundër Iranit

https://www.instagram.com/p/CPihYlcBAYl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2e3c93ad-5987-4440-aa24-2a88ed1d1c78&ig_mid=0DA717F8-E928-4E2C-AB69-CD04B245DE52

burimi:aljazeera