Nga Kristjan Pashollari21 Tet 2024 6.4k
Bota

Ndahet nga jeta predikuesi mysliman Fet’hullah Gylen

Ndahet nga jeta predikuesi mysliman Fet’hullah Gylen

Predikuesi mysliman turk Fet’hullah Gylen, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur prej vitesh.

 

Gylen u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, ndërsa ai ndërtoi një lëvizje të fuqishme civile me bazë fetare në Turqi dhe më gjerë, të quajtur Hizmet (Shërbim), lëvizje kjo e fokusuar në ngritjen e shoqërisë përmes hapjes së shkollave në të gjithë botën.

 

VIDEO/ Kush është në të vërtetë Fet'hullah Gylen?

Por përplasja e viteve të fundit me presidentin turk Erdogan, e vuri në shënjestër duke u akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti, akuza të cilat ai i mohoi gjatë gjithë kohës.

Vdekjen e tij e e njoftoi Herkul.org, një faqe interneti ku publikohen ligjeratat e Fet’hullah Gylen, në një deklaratë në platformën e saj të mediave sociale X:

Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fet’hullah Gulen ka ndërruar jetë”.

Raportet e fundit të mediave treguan se shëndeti i Gylenit është përkeqësuar ndjeshëm. Përveç humbjes së funksionit të veshkave dhe sëmundja e diabetit, ai raportohet se vuante edhe nga demenca. / albeu