Nga Kristjan Pashollari31 Maj 2024 3.8k
Bota

Ndihmat humanitare në Gaza bien në 67% si pasojë e përplasjeve luftarake

Ndihmat humanitare në Gaza bien në 67%  si pasojë e përplasjeve luftarake

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar së fundmi se dërgesa e ndihmave ushqimore në Gaza është ulur në 67%, që prej mbylljes së kalimit të Rafahut në datën 7 maj.

Në një konferencë për mediat, Stephane Dujarric zëdhënës i OKB, tha: "Kolegët tanë në Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare na thonë se bombardimet e gjera izraelite vazhdojnë të raportohen. Inkursionet tokësore dhe luftimet e ashpra po prekin gjithashtu Gazën veriore, qendrore dhe jugore".

E gjithë kjo ulje e pajisjes me ndihma për Gazën ka ardhur pas intensifikimit të sulmeve të fundit. Sipas Dujarric objektet shëndetësore dhe të shërbimit po mbyllen një nga një, me zhvendosjen nga sulmet që ndikojnë më tej në shpërndarjen e burimeve.

World Central Kitchen, një organizatë jofitimprurëse që u ofron ushqime palestinezëve në Gazën e rrethuar, është një nga organizatat në Rafah, në pjesën më jugore të enklavës palestineze, që ka pushuar së funksionuari.

Organizata bamirëse kohët e fundit rifilloi punën e saj në Gaza pasi pezulloi operacionet në prill pas vrasjes së shtatë prej punëtorëve të saj në tre sulme ajrore izraelite.