Nga Kristjan Pashollari24 Maj 2024 3.6k
Bota

OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

OKB njeh gjenocidin serb në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për Srebrenicën. Draft-rezoluta ka marrë 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Shtetet që e propozuan zyrtarisht atë ishin Gjermania dhe Ruanda, ndërsa në mbështetje të saj kanë dalë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Sërpska. / A2CNN