Një polic serb po kërkohet për vrasjen e 35-vjeçarit Ervin Çelahmetovic, të cilin e qëlluan për vdekje me grushte e më pas është larguar. Ngjarja ndodhi në një kafene të Sanxhakut, në veriperëndim të Serbisë. Viktima, një mysliman boshnjak ka qenë duke folur me miqtë e tij, kur polici 28-vjeçar, i identifikuar vetëm si Igor A. i është afruar dhe pas një debati të shkurtër, e ka goditur egërsisht. Mësohet se serbi mbante në dorë një unazë hekuri. Ai është ende në arrati. Mediat në Sanxhak shkruajnë se Çelahmetovic ka lënë pas vetes dy motrat, Emina dhe Elza, pasi prindërit i kanë vdekur... nga top-channel/ bota-islame.com




