Thursday 23-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

MIRËNJOHJE PËR TEOLOGUN DHE XHEMATIN E NIRNBERGUT

admin
  • Krijuar : 23-08-22
  • / 2811 Lexime

MIRËNJOHJE PËR TEOLOGUN DHE XHEMATIN E NIRNBERGUT

Të hënën më 22.08.2022, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mirëpriti teologun e mirënjohur dhe aktivistin e madh në Qendrën islame - Xhaminë e Nirnbergut të Gjermanisë H. Sevgani ef. Hasanin.

Në praninë e Muftiut të Shkupit Dr. Qenan ef. Ismailit dhe Drejtorit për Diasporë në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mysafirit të nderuar i shprehu mirënjohje për aktivitetin e tij gjatë dekadave të kaluara në prezantimin e Islamit në Nyrnberg dhe Evropë, e në veçanti për kontributin e dhënë në fondin e BFI e RMV për mirëmbajtjen e institucioneve fetaro arsimore.

H. Sevgani ef Hasani njihet si ligjërues dhe orator i spikatur dhe menaxhues i njohur dhe tashmë xhemaati i kësaj qendre është me renome në Evropë dhe gëzon një respekt të lartë. Në shenjë respekti për kontributin e dhënë xhemaatit të kësaj Qendre, Kryetari i BFI të RMV i ndau MIRĒNJOHJE, duke ju uruar suksese në punën e tyre.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame