Friday 03-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

REISUL ULEMA URON FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2023/24 NË FSHI - SHKUP

admin
  • Krijuar : 23-04-24
  • / 2474 Lexime

Të respektuar studentë dhe studente të Fakultetit të Shkencave islame në Shkup

I respektuar stafi i këshillit mësimor.

 

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/24 në emër të Bashkësisë fetare Islame të RMV, në emër të të gjitha organeve të saja dhe në emrin tim ju shprehim urime të thella dhe të përzemërta.

 

Studimet e juaj është vepër e shenjtë dhe madhore sepse ju po përgatiteni për të mbajtur mbi supet e juaja misionin hyjnor Islam, me çka ju do të jeni prezentuesit e vlerave islame në vendin tonë dhe kahdo që do lëvizni në jetë.

 

 

 

Islami sot është vlerë e madhe dhe realitet i padiskutueshëm në kohën bashkëkohore dhe si i tillë i domosdoshëm në dhënien kontribut në shëbimin të ngritjes së vetëdihes se besintarit tonë dhe njerēzimit nga anomalitë kohës që po e rrezikojnë qenien e krijesës më të bukur që krijoi Zoti në tokë, e që është njeriu. Ju keni fatin dhe nderin të jeni bartës të ngritjes së dinjitetit të njeriut dhe njerëzimit në përgjithësi. Kontributi i juaj në ngritjen morale dhe shkencore të të ardhmes sonë është synimi kryesor i Juaji.

 

Për këtë Bashkësia fetare islame e RMV me të gjitha potencialet e saja do jetë në shërbim të juajin me qëllim të një procesi të sigurtë, kualitativ dhe shkemcor.

 

 

 

Ju jeni ardhmëria e Islamit në këtë nënqiell, andaj kujdesi, sinqeriteti dhe ideali për të përvetësuar dije dhe përvojë le të jetë synimi i juaj kryesor.

 

Për të arritur këtë vlerë para jush qëndrojnë mësimdhënësit e juaj të cilët tashmë janë personalitete të larta shkencore.

 

Ju priftë e mbara dhe Zoti ju bekoftë

 

Reisul Ulema i BFI e RMV

 

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame