Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Abazoviq kërcënon me shkarkim ministrin që tha se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid

admin
  • Krijuar : 31-03-21
  • / 3414 Lexime

Leposaviq ishte pyetur nëse ishte i gatshëm të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, por ai ishte përgjigjur se “nuk ka njohuri shumë për ngjarjen” dhe se do të pranonte krimet në këtë vend “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

“Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha konventat dhe vlerësimet ndërkombëtare. Në këtë pikë s’ka çfarë të diskutohet. Kush nuk e kupton këtë gjë, s’ka vend në institucione e në funksione shtetërore. Le të shohim nga e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, shkroi Abazoviq.

Po, ashtu, reagoi edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku që i kërkoi Abazoviqit që të fliste me ministrin Leposaviq.

“Flit me ministrin tënd të Drejtësisë”, shkroi Çitaku.

burimi:lideri.mk

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame