Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Hutbeja e fundit e ramazanit 2021

admin
  • Krijuar : 07-05-21
  • / 2777 Lexime

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Gjendemi në ditët e fundit të ramazanit të vitit 2021. Po i themi lamtumirë një muaji që është i veçantë në çdo aspekt dhe i cili na ndryshon neve, si rregull, për mirë. Ky ramazan brenda pandemisë, ishte i veçantë, në rrethana të veçanta dhe do të mbetet në kujtesën tonë, pothuajse, si asnjë ramazan tjetër. Edhe ky le të jetë mësim, se në fakt, kjo është ajo që kemi, pasi që e kaluara ka mbetur prapa nesh, kurse për të ardhmen nuk kemi asnjë garanci se si, kur dhe çfarë do të vijë.

Muhamedi (savs), na mëson me shumë mençuri dhe në mënyrë bashkëkohore:“Shfrytëzoni pesë gjëra para pesë të tjerave:
 (1) Rininë para pleqërisë,
(2) shëndetin para sëmundjes,
(3) pasurinë para varfërisë,
(4) kohën e lirë para se të jeni të zënë, dhe
(5) jetën para vdekjes.” 
(Tirmidhiu)

Sot ne po e përcjellim xhumanë e fundit të muajit të bekuar të ramazanit. Në këtë ditë më të vlefshme të muajit më të vlefshëm, kemi rastin t’i marrim bekimet e tyre, të cilat do të jenë udhërrëfyesi ynë deri në ramazanin tjetër.

Në këtë muaj të bekuar,ne kemi mësuar se ramazani është i barabartë me të gjithë njerëzit, njëlloj vjen si shans për të gjithë besimtarët. Ramazani për besimtarët është ‘shansi për të gjithë.’Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë edhe pas tij me barazi, solidaritet, mirësi, falje, bujari…

Shprehia e ramazanit për bashkim dhe barazi para Allahut, mbase është mësimi më i madh që duhet ta marrim me vete pas bajramit.

Allahu i Lartësuar, në Librin e Tij të urtë thotë:“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të sillen në xhenet, grupe-grupe…”(ez-Zumer, 73)

Ne do të pyesim: “Këto grupe të xhenetlinjve, a do të jenë në rreshta?”

Në dynja ne jemi mësuar, që kur të hyjmë diku, të qëndrojmë në rreshta, njëri pas tjetrit. Ata që do të hyjnë në xhenet nuk do të hyjnë në rreshta, por në grupe, do të thotë, siç na e konfirmojnë hadithet – në safa.

Në hadithin autentik (sahih), të cilin e transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi, Muhamedi (savs), ka thënë:“Banorët e xhenetit do të jenë 120 mijë (grupe), kurse ju (umeti i Muhamedit) do të jeni 80 grupe (safa).”

Vëllezër të dashur!

Në xhenet do të hyhet në grupe (safa), ashtu siç jemi grupuar në namaz. Nëse në xhenet do të hyhet në grupe, a kemi arsye të shpresojmë se do të hyjmë në xhenet, nëse këtu në dynja ne nuk kemi qenë në atë grup (saf)?

Sikur që ju kemi përkushtuar nafileve në ramazan, ne duhet t’u përkushtohemi edhe farzeve jashtë tij. Shumë dijetarë islamikë na kanë paralajmëruar: “Është marrëzi të presësh që Allahu t’i pranojë nga ti nafilet, nëse nuk i ke kryer farzet.”

Pejgamberi ynë fisnik (savs), duke u larguar nga kjo botë, na e ka drejtuar këshillën e fundit: ‘Namazin, namazin!’ Ai na porositi që ta ruajmë namazin tonë, shtyllën e besimit tonë. Po këtë këshillë të Pejgamberit (savs), le ta marrim edhe si këshillë lamtumire, me të cilën do ta përcjellim ramazanin e bekuar, musafirin e dashur të dërguar nga Allahu i Madhërishëm. Le ta ruajmë namazin tonë!

Vëllezër të respektuar!

Le ta shikojmë jetën tonë, nga fillimi deri në vdekje: Kur, si i porsalindur, na e japin emrin duke na e kënduar ezanin dhe ikametin, na kthejnë kah kibla; kur vdesim, na kthejnë anën e djathtë të trupit tonë të vdekur kah kibla; në varr na lëshojnë me anën e djathtë të kthyer kah kibla. E gjithë kjo na tregon se si muslimanë, fati ynë është kibla. Prandaj, le të këmbëngulim në të gjitha llojet e veprave të mirave me të cilat na ka mësuar ramazani i bekuar. Me këmbënguljen tonë në safa, le ta justifikojmë dëshirën tonë për të hyrë edhe në xhenet në safa.

Meqenëse po i përcjellim ditët e fundit të muajit të agjë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame