Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Prishtinë, marsh në solidarizim me popullin palestinez: “Mos e bombardoni Gazën”

admin
  • Krijuar : 14-05-21
  • / 1883 Lexime

“Ditët e fundit jemi dëshmitar të lajmeve dhe pamjeve tmerruese që vijnë në qytetin e Palestinës, e që po tregojnë dhunën shtetërore e krimet e Izraelit”, theksoi aktivisti Qyqalla

Marshi, i cili u organizua nga organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me mbi 100 pjesëmarrës, vazhdoi përgjatë shesheve tjera, duke ndaluar para sheshit “Skënderbeu”.

Në një fjalë rasti, aktivisti i shoqërisë civile Gazmend Qyqalla theksoi se shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli është cenim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo.

Rezistenca e palestinezeve për të mos u dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha se po sjell dhunën izraelite më të madhe që ka ndodhur viteve të fundit ndaj tyre.

“Ditët e fundit jemi dëshmitar të lajmeve dhe pamjeve tmerruese që vijnë në qytetin e Palestinës, e që po tregojnë dhunën shtetërore e krimet e Izraelit që po i kryejnë mbi popullin palestinez. Kjo është shtypje sistematike e cila është e përshkallëzuar këto ditë dhe nuk është diçka e re, por është vazhdimësi e 73 viteve. Kjo dhunë po përdoret që të arrihet ndryshimi demografik dhe po vazhdon edhe përderisa ne jemi këtu”, theksoi Qyqalla.

Qyqalla theksoi se Gaza e okupuar, tash sa kohë nga Izraeli po bëhet e pajetueshme nga bombat e panumërta që ranë ditëve të fundit.

“Izraeli i sotëm është fashizmi i dikurshëm andaj ne kemi përgjegjësi morale e njerëzore ta kundërshtojmë. Padrejtësinë kudo që ndodhë, ajo pamundëson çfarëdo drejtësie në botë, andaj çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez, është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim. Prandaj, ne nga këtu sot solidarizohemi me rezistencën palestineze”, theksoi ai./AA

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame