Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

5 fakte interesante për ekonominë zvicerane

admin
  • Krijuar : 30-05-21
  • / 3275 Lexime

Zvicra është një nga ekonomitë më konkurruese në botë, në një pjesë të madhe falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Sipas standardeve ndërkombëtare, borxhi publik në Zvicër është i ulët dhe vendi ka një sistem tatimor konkurrues. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kryesore e ekonomisë zvicerane të orientuar drejt eksportit.

Përveç kësaj, ekonomia e Zvicrës renditet e para në botë në Indeksin Global të Inovacionit 2015 dhe e treta në 2020 në Raportin Global të Konkurrencës. GDP e Zvicrës është e dyta më e larta në botë per capita, gjë që e bën atë një nga vendet më të mira në botë për të jetuar. Economy club sjell 5 faktet më interesante.

  1. Zvicra ka GDP-në e dytë më të madhe per capita në botë.
  2. Mbi 99% e kompanive zvicërane janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (më pak se 250 të punësuar)
  3. Bujqësia kontribuon vetëm 0.7% në GDP-në e saj, ndërsa sektori i shërbimeve zë 74%.
  4. Zvicra është eksportuesi kryesor i orëve në botë. Sipas qeverisë zvicërane, vendi eksporton orë dhe produkte të orës me një vlerë prej më shumë se $21 miliardë në vit. Zvicra ka normën më të ulët të TVSH-së në Europë. 8% vendoset për shumicën e mallrave dhe shërbimeve, 3.8% për shërbimet e akomodimit dhe 2.5% për nevojat themelore.  /BM/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame