Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

I famshmi që pranoi Islamin, Kush është Robert Dickson Crane?

admin
  • Krijuar : 01-06-21
  • / 2603 Lexime

I FAMSHMI QË E PRANOI ISLAMIN

Dr. Robert Dickson Crane (lindur më 26 mars 1929) ishte këshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Richard Nixon dhe zv / drejtor (për planifikim) i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Ai është autor ose bashkautor i dymbëdhjetë librave dhe mbi 50 artikujsh profesionalë mbi sistemet ligjore krahasuese, strategjinë globale dhe menaxhimin e informacionit.
Në 1962, Crane u bë një nga katër bashkëthemeluesit e institutit të parë të politikës së jashtme me qendër në Uashington, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).
Nga kriza e raketave kubane në 1962 deri në fillimin e fushatës së suksesshme të Richard Nixon për presidencën në 1967, Crane ishte këshilltari i tij kryesor i politikës së jashtme, përgjegjës mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme.
Robert Dickson Crane e pranoi Islamin në vitin 1980
Në vitin 1981, Presidenti Ronald Reagan emëroi Ambasadorin e parë Mysliman, Robert Dickson Crane, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si e pranoi Islamin Dr. Robert Crane?

Një ditë … Presidenti amerikan Nixon donte të lexonte në lidhje me “Fundamentalizmin Islamik” … Ai kërkoi nga inteligjenca Amerikane që të përgatisin një studim për të në atë temë … Dhe me të vërtetë ata i zbatuan urdhrat e tij … Por studimi i tyre ishte pak i gjatë …
Kështu që ai i kërkoi këshilltarit të tij, Robert Crane, të lexonte studimin dhe ta bënte më të shkurtë dhe më të thjesht …
Robert lexoi studimin dhe morri pjesë në disa seminare islamike për të mësuar më shumë rreth kësaj teme …
Dhe ishin vetëm disa ditë … derisa lajmet për pranimin e  Islamit të tij kumbuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës … !!!
Ai e quajti veten * (Farouk Abdul Haq) *
Ai thotë për arsyen e konvertimit të tij në Islam:
Unë si student i drejtësisë, kam gjetur në Islam të gjitha ligjet që kam studiuar dhe përderisa isha duke studiuar në Universitetin e Harvardit, nuk gjeta në ligjet e tyre fjalën (drejtësi) qoftë edhe një herë …
E këtë fjalë e gjeta shumë në Islam …
Ai përqafoi Islamin në 1981 dhe e quajti veten (Farouk) … në nderim të Omer Farukit, (Zoti qoftë i kënaqur me të dhe e kënaq atë) … i cili ishte Imami i Drejtësisë pas Profetit, (paqa dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të).

Dr.Robert Crane mbrojtës i Islamit dhe thirrës në të

Në një rast thotë: Ishim në një dialog për të vendosur një ligj dhe një nga profesorët e drejtësisë ishte hebre, profesori i nderuar filloi të flasë dhe kundërshtojë Islamin dhe myslimanët, nuk mund të rrija duarkryq … Kështu që e pyeta : A e dini madhësinë dhe numrin e librave voluminoze që flasin vetëm për ligjit e trashëgimisë në Kushtetutën Amerikane?
Ai tha: Po, janë më shumë se tetë vëllime.
Unë i thashë: Nëse të sjell ligjin e trashëgimisë në jo më shumë se dhjetë rreshta, a beson se Islami është fe e vërtetë?
Ai tha: Nuk mund të jetë kjo!
Kështu që unë i solla atij ajetet e trashëgimisë nga Kur’ani Fisnik dhe ia paraqita.
Pas disa ditësh erdhi tek unë dhe më tha: Nuk është e mundur që një mendje njerëzore të numërojë të gjitha marrëdhëniet farefisnore në pak rreshta, dhe pastaj të ua shpërndaj trashëgiminë me këtë drejtësi pa e shtyp askënd. ..
Atëherë ky hebre u konvertua në Islam .. !! *

Dr. Robert Dickson Crane (Farouk Abdul-Haq) është 91 vjeç dhe jeton në SHBA.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame