Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

ISLAMI MES MENDJES DHE ZEMRËS

admin
  • Krijuar : 03-06-21
  • / 3505 Lexime

Allahu xh.sh e krijoi njeriun dhe e pajisi me dy të vërteta të mëdha, të cilat janë: Mendja dhe zemra. Ai i dha secilës prej atyre të dyjave nga një detyrë të cilën nuk do të mund ta kryente asgjë tjetër përveç tyre dhe nuk do të vlente asgjë pa verifikimin dhe konfirmimin e tyre prej çështjeve të dynjasë dhe të Ahiretit.

Ndërsa lidhur me zemrën, detyra e saj është që ajo të ecë pas udhëzimit të mendjes, ta dojë atë të mirë, të cilën mendja e vërteton se është e mirë, dhe ta urrejë të keqen, të cilën mendja e vërteton se është e keqe, duke e ndërtuar skemën e të gjithë asaj në rrugën e kënaqësisë së Allahut.

Sigurisht, për ndërtimin e botës dhe për vendosjen e rregullit në të kërkohet vënia në funksion e këtyre dy aparateve. Në qoftë se nuk do të ishte mendja, do të përziheshin tekat dhe fantazitë e nefsit me rrahjet dhe ndjenjat e zemrës, dhe do të bëheshin bashkë e ulëta me të lartën për ndezjen e një të keqeje ndjellazezë, e cila do të prishte çdo gjë, “Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatërroheshin qiejt dhe toka dhe gjithçka që gjendet në to…” (El-Mu’minun, 23:71).

Po të mos ishte zemra, nuk do të gjendej e mira veçse në botën e iluzionit dhe të fantazisë. Atëherë, do të mbetej struktura e virtyteve dhe e idealeve më të larta thjesht dhe vetëm në plane e projekte në letër, ose thjesht fjalë e fjali në gojë. Kështu mendja është fuqia zbuluese dhe planifikuese, kurse zemra është fuqia shtytëse dhe lëvizëse.

Në çdo punë ose ndërtim kërkohet, së pari, të bëhet projekti i saktë dhe i mirë-sistemuar; pastaj, së dyti, kërkohet mjeti zbatues i tij. Duke parë se Islami është përfshirësi i të gjitha vlerave, atëherë kërkohet medoemos, për realizimin e kësaj detyre, mbështetja te këto dy aparate të mëdha. Për këtë arsye erdhi Islami që t’u drejtohet njëherazi mendjes dhe zemrës. Ai i drejtohet mendjes me qëllim që ajo të perceptojë e të planifikojë; dhe i drejtohet zemrës me qëllim që ajo të dojë dhe të ndikohet. Sigurisht, ti do të gjeje shumë ajete të Librit të Qartë që u drejtohen lidhjeve të zemrës pikërisht në kohën që ato ajete komunikohen për të zgjuar perceptimet e mendjes. Kjo është me qëllim që secili të ngrihet për të kryer funksionin e tij dhe të kontribuojë në realizimin e humanizmit të njeriut; dhe pastaj ta ngrejë atë te niveli i adhurueshmërisë së tij ndaj Allahut. Gjithashtu ti do të gjeje Hadithe të Profetit Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në të cilët Profeti Muhamed gjithmonë e refuzonte në qoftë se besimi me mendje nuk do të shoqërohej me dashurinë e zemrës. A nuk e ke dëgjuar Pejgamberin të thotë në hadithin e saktë: “Askush prej jush nuk beson derisa unë të jem më i dashur për të se sa pasuria e tij, fëmija e tij dhe se sa të gjithë njerëzit”. Gjithashtu në një hadith tjetër të saktë ai tha: “Tek ai që ndodhen tri gjëra, ai do të gjejë ëmbëlsinë e besimit: Që Allahu dhe  Pejgamberi i Tij të jenë më të dashur për të se sa çdo gjë tjetër; që njeriu të dojë veçse për hir të Allahut; dhe ta urrejë kthimin në mohim, ashtu siç urren që ai të flaket në zjarr”.

E VËRTETA E BESIMIT

Pastaj ti, gjithashtu, do ta gjeje të mishëruar këtë kuptim në atë për të cilën kanë konsensus unanimisht shumica e dijetarëve të Islamit, se ‘Besimi shtohet dhe pakësohet’ dhe se myslimanit i kërkohet të punojë për ta forcuar e shtuar besimin e tij. Është e vetëkuptueshme se fusha e këtij shtimi nuk mund të jetë mendja, sepse mendja nëse përparon në perceptimin e diçkaje deri në shkallën e besimit dhe të nënshtrimit, ajo sigurisht që ka arritur te fundi i skajshëm, përtej të cilit nuk mund të kalohet; meqë perceptimi për diçka është thjesht edhe vetëm përfytyrim edhe konceptim edhe vërtetim. Vërtetimi është përfundimi më i lartë logjik, i cili nuk pranon kundërshti e dyshim. Atëherë, sigurisht vërtetimi me mendje nuk pranon asnjë shtim apo pakësim; por fusha e këtij shtimi nuk është veçse zemra. Në zemër ndodhet një shkallë ndjenjash, shkelëzat e së cilës pothuajse kurrë nuk mbarojnë. Në të ndodhet një lëndë e madhe djegëse prej pasionesh të mëdha e të fuqishme, të cilën nuk mund ta përshkruajë asnjë laps apo diksion. Në këtë poçe -enë- piqet dhe lulëzon besimi. Në të riprodhohen mrekullitë e besimit, për të cilat kemi dëgjuar shumë s

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame