Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kur pranohen lutjet ?

admin
  • Krijuar : 21-06-21
  • / 2066 Lexime

Disa nga momentet me te pershtatshme te pranimit te lutjes (duasë)

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Robi eshte me afer Zotit te tij kur eshte i perkulur ne sexhde, prandaj shtoni lutjet ne ate çast." (Muslimi)

-Lutja ne fundin e nates

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Allahu xh.sh. zbret cdo nate ne çerekun e fundit te nates dhe thote: A eshte ndonje qe me lutet qe ti pergjigjem lutjes se tij? A eshte ndonje qe kerkon nga une dhe une tia jap? A eshte ndonje qe kerkon falje dhe une ta fal?" (Mutefekun alejhi)

-Ne kohen mes ezanit dhe ikametit

Enes ibn Malik r.a. trasnmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht." (Tirmidhi)

-Dita e xhuma

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. na premendi diten e xhuma dhe na tha: "Ne te (diten e xhuma) ka nje kohe (ore) qe po qelloj duke bere lutje, dhe deshiren e muslimanit qe eshte duke u fal, ka per tju plotesuar (do u pranohen lutjet)." (Mutefekun alejhi).

-Koha e iftarit

Ebu Hurerja r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: "Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapsht (u pranohet lutja); dhe nje nder to eshte koha kur agjeruesi ben iftar.(çasti i iftarit)." (Tirmidhi)

-Lutja e personit qe i eshte bere padrejtesi

Ibn Abbasi r.a. transmeton se Muhammedi a.s. i ka thene Muadh ibn Xhebelit r.a. para se ta dergone ne Jemen: "Ti do te shkosh tek nje popull qe u eshte zbritur me par nje liber hynor. Kur te shkosh tek ata, thirri qe te deshmojne shahadetin (te besojne ne Allahun), ne fund Profeti Muhammed a.s. i thote: "Ruaju lutjes se atij qe eshte bere padrejtesi sepse mes tij dhe Allahut nuk ka penges (nje personi te till i pranohet lutja) (Mutefekun alejhi)

-Kur bie shi

"Lutuni kur te perballen ushtrite, kur te thirret ikameti dhe kur te bjere shi."

-Lutja e haxhilereve

Behet fjale per lutjen pas drekte ne Arafat. Profeti Muhammed a.s. diten e Arafatit pasi perfundoj faljen e namazit , shkoj poshte malit dhe ashtu mbi deve filloj te luste Allahun xh.sh. derisa perfundoi dielli." (Muslimi)

-Lutja qe perferohet te behet, Lutja e profetit Junus a.s.

Sead ibn ebi Vekas r.a. transmeton se Profeti Muhammed a.s. ka thene se: "Kur profeti Junus a.s. u ndodh ne veshtirsi dhe ndodhej ne barkun e balenes e ka bere kete lutje: "Nuk ka te adhuruar me te drejte pervec Teje (Allah), i Lavderuar je Ti (Allah). Une me te vertet i bera padrejtesi vetes. Ne arabisht eshte: "La ilahe il-la ente, subhaneke inni kuntu minedh dhalimin." Dhe pastaj Profeti a.s. tha: "Kur muslimani ne ndoje lutje qe ben, ben dhe kete lutje Allahu xh.sh. do ia pranoj lutjen." (Tirmidhi) Kliko ketu per te mesuar me shume mbi jeten e profetit Junus a.s.

-Lutja ne kodren Safa dhe Merve

Kur profeti Muhammed a.s. ju afrua kodres se Safas dhe Mervas tha ajetin e Kur'anit: Safa dhe Merva jane nga shenjat e adhurimit te Allahut." Pastaj tha: Une po filloj nga atje ku e filloi Allahu, dhe filloi te ngjitej ne Safa derisa arriti te shikonte Qaben. U kthue nga kibla duke thene lutje te njeshmerise se Allahut xh.sh. "La ilahe il-Allah" Nuk ka Zot te adhuruar me te drejte vec Tij (Allahut). I vetem eshte Ai. E permbushi premtimin. E ndihmoi robin e tij dhe Ai i Vetem i shkaterroi grupet." Me pas iu lut Allahut. Dhe keto i tha nga tre here. Pastaj zbriti ne Merva dhe kur arriti veproj po njesoj si ne Safa." (Muslimi)

Ne punim….

Pergatiti
Gezim KOPANI

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame