Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A duhet të marrim abdes pas gusulit?

admin
  • Krijuar : 22-06-21
  • / 2085 Lexime

Më intereson një pyetje që ka të bëjë me pastrimin dhe larjen pas marrëdhënieve seksuale. Pasi të marrim gusul a duhet të marrim abdes?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse muslimani është xhunub (i papastër) dhe merr gusul (pastrohet), atëherë ai nuk ka nevojë të marrë abdes pasi me gusul ai konsiderohet se ka abdes pasi Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja deri në bërryl, fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy nyjet. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!…” (Maide, 5)

Do të thotë se nëse dëshiron të falësh namaz dhe është i papastër ai pastrohet dhe me këtë konsiderohet se është i gatshëm për namaz.

Por nëse njeriu merr gusul duke mos qenë xhunub, pra pastrohet dhe e bënë nijet me marr gusul, atëherë disa prej fukahave kanë thënë se ai duhet të marrë abdes pas gusulit, por ajo që konsiderohet e saktë në këtë, Allahu e di më së miri, është se nëse merret gusuli, pa marrë parasysh a është xhunub apo jo, atëhërë nuk ka nevojë për abdes, pasi gusuli e përfshin edhe abdesin.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame