Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme

admin
  • Krijuar : 29-06-21
  • / 4924 Lexime

Abstrakt

Duke u mbështetur në ritmet e shtimit natyror të popullsisë në vendin tonë në 28 vjetët e fundit, llogaritur sipas teorive demografike të riprodhimit të popullsisë, rezulton se numri i popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë në ditët tona duhet të jetë mbi 300.000 banorë, ose rreth 11 për qind e popullsisë së regjistruar të vendit në vitin 2011.

Shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në shtetin amë, ruajnë traditat, të drejtën zakonore të kultivuar në shekuj (kanunin e adeteve), dialektin e tyre të lashtë, këngët, vallet, veshjet e tyre karakteristike, kulinarinë unike, folklorin dhe, mbi të gjitha, vendosmërinë për t’u kthyer në trojet e veta.

Spastrimi etnik i Çamërisë krijoi precedentin e rrezikshëm të spastrimeve etnike në Ballkan. Ai ndryshoi dukshëm balancat etnike në raportet greko-shqiptare në favor të grekëve dhe krijoi një problem që do të ndikonte për një kohë të gjatë në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Spastrimi etnik i Çamërisë nxiti dhe fuqizoi presionet e shtetit grek ndaj kombit dhe shtetit shqiptar, duke avancuar planet dhe aktivitetet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Bazuar në Konventën Evropiane dhe Deklaratën Universale, shteti grek duhet të kryejë detyrimet ligjore e kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike. Njëkohësisht riatdhesimi i popullsisë çame që banon në shtetin amë, në trojet e veta në Çamëri dhe kthimi i pronave të tyre do të përmirësonte situatën demografike dhe ekonomike në këtë krahinë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mëtohet për integrim dhe demokratizim të Rajonit të Ballkanit.

Migracionet zënë një vend të veçantë dhe me peshë në popullimin human të krahinës së Çamërisë dhe zhvillimin e saj në shekuj. Zhvillimet ekonomike dhe politiko-shoqërore, por sidomos faktorët shkatërrues të jetës shoqërore, si pushtimet koloniale, luftërat civile dhe spastrimet etnike me dhunë, shpronësimet dhe diskriminimi social, etj., kanë diktuar lëvizjet migruese të popullsisë shqiptare të Çamërisë në shekuj.

Shpërnguljet e mëdha dhe të imponuara kanë qenë ato që lidhen me pushtimin serb të shek. XIV. Pushtimi serb shkaktoi një emigracion të vazhdueshëm dhe masiv të popullsisë edhe nga krahina e Çamërisë.[1]

Ky emigracion u orientua drejt pjesës jugore të Greqisë dhe të Italisë. Arbëreshët që jetojnë në Voshe të Korintit, sipas F. Pouqeville, janë me prejardhje nga Çamëria. Studiuesi italian K. Taliavini, duke u nisur nga mbaresat e trajtave të emrave të banorëve të kolonive arbëreshe të Italisë, ka shfaqur mendimin për prejardhjen e këtyre kolonive nga Çamëria.

Studimet e fundit për disa shënues gjenetikë dhe të biologjisë molekulare (eritrocitet, serumi, hemoglobina) në shqiptarët e Italisë (arbëreshët), krahasuar me të dhënat e popullsisë italiane dhe të shqiptarëve të trojeve etnike, dëshmojnë për origjinën e arbëreshëve nga trevat shqiptare që shtrihen nga Vlora në Prevezë.[2]

– Shpërnguljet e dhunshme dhe me pasoja shkatërruese për strukturën demografike të krahinës së Çamërisë janë ato të 100 vjetëve të fundit. Gjurmët e dëbimit me forcë të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre i ndeshim që në gjysmën e shek. XIX. Por kjo dukuri bëhet më e dukshme dhe në mënyrë të organizuar pas luftës ruso-turke të viteve (1877-1878) dhe Kongresit të Berlinit 1878). Synimet ishin të qarta: zgjerimi i kufijve shtetërorë tradicional të Greqisë dhe grabitja e tokës dhe e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve.

– Shpërnguljet me dhunë dhe kolonizimi helen i krahinës u zhvillua nën parullën e spastrimit etnik të saj nga popullsia shqiptare e fesë islame. Me islamizimin e krahinës, në shek. XVIII, një pjesë e mirë e popullsisë së Çamërisë u kthye në fenë islame. Ata kishin pasuri të tilla si: toka, pyje, kullota, etj. Me shpërnguljen e popullsisë shqiptare, synohej që në këto toka të vendoseshin kolonë grekë dhe në këtë rrugë të realizohej helenizimi i krahinës.

Shpërngulja me forcë e në rrethana të përdhunshme e popullsive shqiptare të Çamërisë nga trojet e veta nuk u bë në të njëjtën kohë e në mënyrë të pandërprerë. Këto procese janë zhvilluar në momentet historike më kritike për fa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame