Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Sulm islamofob ndaj një nëne dhe vajze myslimane në Hamilton

admin
  • Krijuar : 15-07-21
  • / 3958 Lexime

Siç bën të ditur Policia e Hamiltonit, një automjet filloi të vinte drejt nënës dhe vajzës që po ecnin në një parking në zonën Ancaster Meadowlands të qytetit. Drejtuesi i mjetit filloi të bënte fyerje dhe kërcënime raciste ndaj nënës dhe vajzës së saj me shami koke duke vënë në shënjestër komunitetin mysliman.
Nëna 62-vjeçare dhe vajza e saj 26-vjeçare vrapuan në anën tjetër të rrugës dhe u fshehën pas shkurreve. Policia tha se sulmuesi nisi t’i kërkojë nënën dhe vajzën e saj duke i kërcënuar ato se do t’i vriste kur t’i gjente.

Sulmuesi, rreth 40 vjeç, u arrestua me akuzën për krim urrejtjeje.

Vlen të kujtojmë se më 8 qershor, gjatë një sulmi terrorist në qytetin London të provincës Ontario, një agresor e ngau makinën e tij mbi një familje myslimane që ecte në trotuar, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave nga e njëjta familje. 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame