Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

E panjohura e Muhammad Ali, në ankand

admin
  • Krijuar : 11-10-21
  • / 3947 Lexime

Një koleksion vizatimesh dhe pikturash të krijuara nga Muhammad Ali tregojnë se legjenda e boksit amerikan ishte një artist dhe se ai qetësohej duke vizatuar pas stërvitjes dhe uftimeve. Punët e tij do të ofrohen në një ankand që do të shpallet në Nju Jork, raporton Reuters.

Shtëpia e ankandeve Bonhams pret që koleksioni të shitet për 40,000 deri në 60,000 dollarë.

“Shumë janë të mahnitur sepse nuk e dinin që ai ishte një artist. Kjo është arsyeja pse ka shumë interes,” tha Helen Hall, drejtoreshë e kulturës pop në Bonhams.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda, i cili u konvertua në Islam në kulmin e karrierës së tij në 1964, vdiq në vitin 2016 në moshën 74 -vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Piktura e vitit 1967, “Fëmijët e uritur të Misisipit”, tregon një person me pantallona të shkurtra duke thënë: “Unë dua të luftoj për të ushqyer fëmijët e varfër me lëkurë të errët”.

“Një pikturë përkujton trazirat racore në Los Angeles dhe Neëark në 1956 dhe 1967, ndërsa një i kushtohet Islamit. Ajo u krijua kur ai u konvertua,” thotë Hall.

Ndër vizatimet dhe pikturat e Aliut është vepra e vitit 1967 “Amerika: Burgu i Madh” dhe “Lufta në Amerikë”. Eshtë vlerësuar se ato mund të shiten për 25,000 deri në 35,000 dollarë.

Në vitin 1967, boksieri u përplas me autoritetet e Shteteve të Bashkuara sepse refuzoi të marrë pjesë në Luftën e Vietnamit, për të cilën u dënua me burg. Sidoqoftë, ai e shmangu atë dhe u dënua me një gjobë, dhe atij iu ndalua boksi për tre vjet. /tesheshi.com/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame