Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Martesa e Pejgamberit a.s. me Aishen r.a.

admin
  • Krijuar : 03-11-21
  • / 3662 Lexime

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të të gjitha botëve! Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed (savs), mbi familjen e tij të nderuar, mbi sahabët dhe mbi të gjithë pasuesit e tij.

E vërteta është se Aishja (r.a.), në kohën e martesës së saj me Pejgamberin (savs), nuk ishte 9 (nëntë) vjeçe, por ishte midis 18 dhe 22 vjeçe.

Si dëshmi të parë, për këtë do të përmendim faktin se të gjitha transmetimet e martesës së Aishes (r.a.) për Pejgamberit (savs), janë transmetuar vetëm nga një person. Emri i tij është Imam Hisham ibn Urve ibn ez-Zubejr, i cili ishte nip i Aishes (r.a.). Mirëpo, ai kurrë as që e ka parë Aishen (r.a.), sepse ka lindur në vitin 61 hixhri. Natyrisht, ai nuk është dikush që nuk i besohet, por me kalimin e kohës tek ai u paraqit një problem në aspektin e transmetimit të haditheve. Përkatësisht, Hishami jetoi dhe i mësoi studentët e tij për 71 vjet në Medine, para se të shpërngulej në Irak. Gjatë atyre 71 viteve në Medine, asnjë nga nxënësit e tij nuk e ka transmetuar atë hadith prej tij, madje as Enes ibn Maliku (r.a.). Mirëpo, kur ai u shpërngul në Irak, njerëzit filluan ta transmetojnë atë hadith prej tij. Dhe jo vetëm këtë hadith por edhe disa të tjera, për të cilat ai u kritikua nga ana e ulemave dhe për shkak të cilëve shumë transmetues të hadithit, duke përfshirë edhe Enes ibn Malikun, nuk deshën të pranonin asnjë nga transmetimet e tij nga Iraku. Transmetimet e tij nga Iraku ishin në kundërshtim me transmetimet e tij nga Medina, dhe kjo bëri që shumë ta akuzonin për konfuzion për shkak të pleqërisë.

Dëshmia e dytë. Në Sahihun e Buhariut, transmetohet se Aishja (r.a.), ka thënë: “Kur Allahu e shpalli ajetin“Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa…“ (el-Kamer, 45) – unë kam qenë “xherijje“.

Në gjuhën arabe fjala “xherijje”, përdoret për një vajzë 11-12 vjeçe. Po kështu, Muslimi transmeton në Sahihun e tij se Omeri (r.a.), ka thënë: “Kur Allahu e shpalli ajetin“Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa…“ – unë u habita dhe pyeta se kush është ai grup, derisa nuk ndodhi Beteja e Bedrit.“ Omeri (r.a.), e përqafoi Islamin në vitin e gjashtë të pejgamberisë, kur u shpall ky ajet. Nga kjo nënkuptojmë, se Aishja (r.a.), tashmë ishte vajzë (e rritur) kur Omeri u konvertua në Islam, që do të thotë, se është e pamundur që ajo të kishte lindur katër vjet para hixhretit, siç thonë disa, por ajo ka lindur katër vjet para pejgamberisë.

Këtë fakt, e mbështet edhe transmetimi, që është transmetuar në librat Et-Taraxhim dhe Et-Tabakat nga Ibn Haxheri, ku thuhet se Esma e bija e Ebu Bekrit, ishte 10 vjet më e madhe se motra e saj Aishja (r.a.). Të gjithë ulematë pajtohen me atë se Esma ka lindur 27 vjet para hixhretit, do të thotë, 14 vjet para pejgamberllëkut, dhe ka vdekur në vitin 73 h., në moshën e saj 100 vjeçare.

Dëshmia e tretë. Në Sahihun e Muslimit, Aisha (r.a.), flet tregon se ajo kishte qenë me ushtrinë (muslimane) në betejën e Bedrit. Vërtet, është e vështirë të imagjinohet dhe të mos dyshohet se një vajzë 8-vjeçare kishte qenë në fushën e betejës. A nuk do të ishte kjo një barrë dhe një rrezik, si për të ashtu edhe për ata që e ruajnë?

Ose siç transmetohet në Sahihun e Buhariut se Aishja (r.a.), ka bartur ujë në betejën e Uhudit për të pirë dhe për t

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame