Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Krenaria e njerëzimit

admin
  • Krijuar : 18-11-21
  • / 2172 Lexime

Rreth Profetësisë së Muhammedit A.S.M.

“Me fjalët e mia Muhammedin s’e lavdërova,

Por fjalët e mia me Të zbukurova.”.

Po, kjo Fjalë është e bukur, por veçoritë dhe cilësitë e Muhammedit a.s.m. që janë më të bukurat e gjërave, janë pikërisht ato që e stolisin këtë Fjalë. Gjithashtu, duke qenë “Shkreptima e Katërmbëdhjetë”, kjo fjalë përbëhet nga “Katërmbëdhjetë Pikla” të vogëla.

PIKLA E PARË

Ndodhen tri gjëra të mëdha e universale të cilat na bëjnë neve të njohur Krijuesin tonë.

E para: është libri i universit, diçka nga dëshmia e të cilit ne e kemi dëgjuar nga trembëdhjetë shkreptimat dhe nga Mësimi i Trembëdhjetë i trajtesës së Methnevi i Nurije Arabisht.

E dytaështë Vula e Profetëve a.s.m., shenja më e madhe e librit të madh të universit.

E treta: është  Kur’ani i gjithurtë.

Tani duhet të njihemi me Vulën e Profetëve a.s.m.e cila është prova e dytë e qartë folëse dhe duhet ta dëgjojmë atë.

Po, vështroje personalitetin kolektiv të kësaj prove:

Faqja e tokës është bërë xhamia e tij; Mekka mihrabi i tij, dhe Medineja predikatorja e tij; Profeti ynë, paqja dhe bekimet e Zotit  xh.sh qofshin mbi të, kjo provë e qartë, është Imami i të gjithë besimtarëve, është predikuesi i të gjithë njerëzimit, kryetari i të gjithë profetëve, shkëlqesia i të gjithë evlijave, prijësi i rrethit të përmendjes së Zotit xh.sh. i atij rrethi që përfshin të gjithë Pejgamberët dhe Evlijatë… Ai është një pemë vezulluese, rrënjët e gjalla të  së cilës janë të gjithë profetët,  ndërsa frutat e freskëta janë të gjithë Evlijatë; Çdo pretendim të tij e dëshmojnë të gjithë profetët duke u mbështetur në mrekullitë e tyre; e konfirmojnë dhe e vërtetojnë të gjithë evlijatë, duke u mbështetur në kerametet (provat, çudirat) e tyre, sepse Ai deklaron dhe pretendon

لاَ اِلهَ اِلاَّ اللّهُ Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut”

Dhe të gjithë ata recitues dritëdhënës të Emrave Hyjnorë, të rreshtuar në të djathtën e në të majtën, domethënë, në të shkuarën e në të ardhmen, përsërisin të njëjtat fjalë dhe nëpërmjet konsensusit të tyre, në të vërtetë deklarojnë: “Ti Flet Të Vërtetën Dhe Ajo Që Ti Thua Është E Drejtë, atëherë cila ide e rreme ka fuqi të përzihet në një pretendim që vërtetohet e mbështetet kështu nga mijëra?

PIKLA E DYTË

Ashtu siç vërtetohet Kjo provë brilante e Njësisë nga unanimiteti dhe konsensusi i atyre dy krahëve, i krahut të Profetëve dhe i atij të Evlijave, gjithashtu të njëjtën gjë bëjnë qindra tregues në shkrimet e librave të shpallur qiellorë si Teurati e Inxhili –Bibla,[188] dhe me mijëra shenja që u shfaqën përpara fillimit të misionit të tij, dhe sihariqet e falltarëve dhe e zërave nga bota e padukshme, dhe dëshmia me unanimitet dhe treguesit e mijëra mrekullive të tij, si: Çarja më dysh e hënës dhe vërtetësia e sheriatit që e mbështet dhe e konfirmojnë atë. Gjithashtu, në personin e tij, sjelljet e lavdërueshme të cilat ishin në kulmin e plotësimit; dhe në detyrat e tij, besimi i plotë i tij dhe veçoritë e cilësitë e larta që ishin në shkëlqimin më të madh, devocioni i tij dhe frika e jashtëzakonshme ndaj Zotit, adhurimi i jashtëzakonshëm, serioziteti i jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmëria e jashtëzakonshme tregojnë fuqinë e besimit të tij të plotë dhe qëndresën e tij të plotë. Të gjitha këto tregojnë aq qartë si dielli, sa besëplotë dhe fetar i palëkundur ishte ai për kauzën e tij, për çështjen e tij më të madhe.

PIKLA E TRETË

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame