Sigurisht nuk është lehtë, njeriu kur përballet me probleme dhe sprova, shpesh ri në mendime dhe mbyllet në vete.
– A nuk e ndau problemin e tij me Allahun xh.sh. Ejubi a.s.? Ishte durimtar duke shpresuar ndihmën e Allahut, andaj tha: ““Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i Mëshirshmi prej Mëshiruesve!” (El-Enbija, 83.).
– A nuk e ndau problemin e vet me Allahun xh.sh, Zekerija a.s. i cili nuk kishte fëmijë? Po, dhe u lut i qetë Zotit të vet: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë”. (El-Enbija, 89.)
Sprovën mos e shih dënim! Shihe dhe analizoje nga aspekti i mos komunikimit të pamfjatueshëm me Allahun xh.sh., ose si pastrim nga mëkatet.
Andaj, mblidhni forcën, ngritëni duart lartë dhe luteni Zotin e Madhërishëm duke e falënderuar për çdo gjendje, luteni të ju jap fuqi, durim dhe kënaqësinë e Tij.
Përktheu: A. D. Islampress