“Në të dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (Ahzabë, 21)
Qëndrimi i myslimanit në shoqëri nuk del jashtë këtyre katër kontureve. Është obligim yni që të përfitojmë shumë nga secili prej këtyre modeleve të paraqitura duke patur parasysh se është një metodologji e zgjedhur vetë nga Allahu i Lartësuar. Është detyrë e jona që t’i perceptojmë realitetet e këtyre modeleve, që janë të vlefshme e të dobishme për myslimanin në çdo situatë e rrethanë, e të kuptojmë traditën e të Dërguarit tonë, paqja qoftë mbi të!, përmes rrjedhës historike dhe pozitave të tij.
Nga ajo që na transmetohet me saktësi nga Ibn Habbani , i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të!, ka thënë: “Nga mençuria e familjes së Daudit është që besimtari të jetë perceptues i çështjes së tij dhe i njohur me kohën e tij”. Në Mekë, qeverisja dhe anëtarët e saj ishin politeistë, kurse myslimanët ishin në opozitë. Populli e urrente Islamin dhe myslimanët dhe i dëmtonte ata.
Qeverisja në Habeshe ishte jo myslimane, por ajo ishte e drejtë dhe i respektonte pakicat, përfshi këtu myslimanët, duke i siguruar atyre të drejta dhe liri.
Në Medine në etapën e parë qeveria ishte myslimane, por popullsia ishte e përzier, mes tyre Kishte çifutë, politeistë, paganë, hipokritë dhe myslimanë.
Në Medine në etapën e fundit, u pakësua kjo llojshmëri ku nuk mbeti asnjë nga politeistët, por mbetën shumë çifutë, bazuar në të dhënat e sakta të historisë.
Modeli i Mekës: Durimi dhe bashkëjetesa
Xha’fer bin Ebi Talib r.a. jep këtë panoramë për Mekën para islame në fjalën e tij të njohur përpara Nexhashit: “O mbret, ishim një popull i paditur, adhuronim idhuj, hanim ngordhësirën, vepronim gjëra të turpshme, i bënim keq fqinjit dhe më i forti nga ne hante të dobëtin…” (Transmetoi Ahmedi)
Profeti (a.s.) pati bashkëjetuar me atë popull e me të keqen e tyre, duke vazhduar kryerjen e detyrave te tij – nëse më lejohet një përshkrim i tillë – në mesin e tyre. Këtë situatë e përshkruan Znj. Hatixhe, nëna e besimtarëve, e cila i drejtua atij: “Në asnjë mënyrë, përgëzo, se Allahu nuk të turpëron kurrën e kurrës, pasha Allahun ti do ta vësh nderin në vend, do mahnitësh bisedën, do mbartësh barrën, do fitosh mosekzistencën, do përforcosh të dobëtin e do stabilizosh e garantosh episodet e së vërtetës.” (Transmetoi Buhariu)
Profeti, paqja qoftë mbi të!, bëri aleancë me fiset e Kurejshëve, kur u zotuan në triumfin e padrejtësisë, i ftoi fiset në një aleancë në shtëpinë e Abdullah bin Xhud’an si ndër më fisnikët dhe aleanca u bë ndërmjet Benu Hashim, Benu El-Muttalib, Esedu bin Abdul-Uzej, Zehretu bin Kilab dhe Tejmu bin Mureh. Ata ranë dakort që askujt brenda Mekës të mos i bëhet padrejtësi, përndryshe ata do të bashkoheshin me të, deri sa personit t’i kthehej e drejta e tij. Këtë aleancë Kurejshët e quajtën “Aleanca e Mirësisë”.
Në lidhje me këtë Profeti ynë, paqja qoftë mbi të!, ka thënë: “Jam dëshmitar – në shtëpinë e Abdullah bin Xhud’an – i një aleance e cila ka qenë më e dashur për mua se ornamentet e deveve, dhe nëse do të ftohesha me të në Islam, do të përgjigjesha”. Profeti e ka mbajtur këtë aleancë edhe pas misionit, drejtonte me të e vepronte me përmbajtjen e saj deri sa atë e thyen Kurejshët.
Detyra jonë si myslimanë është që të jemi si i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të!, nëse ndodhemi në një mjedis siç ishte ai në Mekë, të duruar e të bashkëjetojmë, pasi shumë thënie profetike e sigurojnë një gjë të tillë.Profeti duronte e bashkëjetonte dhe nuk i linte parimet, edhe pse mjedisi që e rrethonte atë nuk ishte i përshtatshëm.
Vëmë re se ata t