Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kushdo ka diçka të shenjtë

admin
  • Krijuar : 06-02-22
  • / 2257 Lexime

Nga Elona caslli

Pse është njësoj?! Sepse besimi fetar është një qënie më vete që jeton brenda besimtarit apo besimtares dhe për sa kohë besimtari apo besimtarja të shenjtën e tij / e saj nuk e përdor për t'i bërë dëm dikujt apo për t'iu imponuar dikujt, askush nuk ka të drejtë ta fyejë përmes paragjykimit.

Një vajzë me shami në Shkodër nuk ēshtë pranuar në një vend pune se koka e saj ishte e mbuluar me shami sipas besimit të saj. Në këtë rast është fyer ajo çka kjo vajzë ka të shenjtë. Problemi nuk qëndron te fakti që nuk i është dhënë e drejta për të punuar sa qëndron te fakti që kjo vajzë është fyer në të shenjtën e saj , në çka ajo beson dhe i përkushtohet çdo ditë dhe për fat të keq kjo vihet re dendur në shoqërinë shqiptare e cila lehtësisht prek të shenjtën e tjetrit, pa kuptuar se lëndon dhe prek komunitete njerëzish.

Ta paragjykosh dikë për shkak të besimit fetar është njësoj sikur të paragjykosh dikë nga prejardhja që ka apo nga mbiemri që mban. Kjo është primitive.

Post Scriptum- Jam krejt e bindur që nëse shamia do të kthehej në modë nga një stilist i njohur, askush nuk do ta kishte problem në Shqipëri dhe nuk do të përbënte më përkatësi fetare. Respektojmë më tepër një stilist se të shenjtën e tjetrit dhe kjo është tragjike.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame