Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

E drejta e punëtorit sipas Islamit

admin
  • Krijuar : 16-03-22
  • / 4370 Lexime

E drejta e punëtorit përveçse vjen si një e drejtë bazë e dhënë prej Zotit të lartësuar, gjithashtu vjen dhe si shkak i mundit të tij gjatë punës, ku në bazë të mundit dhe marrëveshjes me punëdhënësin, atij i caktohet një rrogë e caktuar.
Duke pasur parasysh të dy këto elementë kryesorë, punëtori duhet me doemos të ketë një pagë prej të cilës ai, minimumi të plotësoj nevojat kryesore si; të ngrënit, e pira, veshja, shkollimi, një çati ku të fusë kokën e tij dhe të familjes etj, gjëra bazë të jetesës.
Të gjithë këto nevoja bazë për jetën e të punësuarit, pikë së pari i takon punëdhënësit të tij që ti marrë në konsideratë dhe kurrsesi mos të abuzojë me pushtetin e punësimit. Nësë ndodh që punëdhënësi të abuzojë dhe të keqpërdorë punëtorin e tij, atëherë këtu duhet të hyjë në fuqi ligji i cili me çdo kusht duhet që t’ia japë punëtorit të drejtën që i takon.
Pra, në këtë rast, përgjegjësia i takon shtetit dhe ligjvënësve që në çdo mënyrë të eleminohet padrejtësia kundrejt punëtorit.
Allahu në Kuranin Famëlartë thotë:
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit…” (Nahl 90).
Të jesh i drejtë është virtyt I lartë dhe zbatim I urdhëresës Hyjnore.
Kjo akoma merr më shumë rëndësi sidomos kur ka të bëj me të drejtën e njerëzve të tjerë, ku fetarisht merr formën e urdhërit të prerë dhe informon për pasoja nësë kjo gjë nuk zbatohet.

Elementet bazë për një jetë të qetë nga aspekti ekonomik janë treguar qartësisht në këtë thënie profetike. Pra e drejta që Zoti ja ka dhënë njerëzve në këtë jetë, është pikërisht mundësia ekonomike ku çdokush i përballon gjërat bazë.

Kushdo ai i cili ka në dorë ligjvënien dhe nuk ka mundësuar këto elemente bazë, ai me të vërtetë ka bërë padrejtësi në popull.

Në fenë islame institucioni i zekatit është treguesi I qartë se në çfarë pozite është një individ apo një familje, i varfër apo i pasur.
Kjo sepse për të sjellë në vend një urdhër Hyjnor siç është zekati (të japësh 2.5% të kursimeve tua vjetore të varfërve), njeriu duhet të jetë I pasur, dhe nësë nuk e plotëson këtë kusht, atëherë ai konsiderohet i varfër, apo i vetëmjaftueshëm.
Halifi Omer b. Abdulazîz ( v.720) këtë specifikë e ka specifikuar kështu : “Një person i cili nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën e tij, një ndihmës për punët e tij, një kalë për nevojat e tij (sot mund të themi makinë), dhe mobiliet e nevojshme për shtëpinë e tij, atëherë ai konsiderohet i varfër dhe ndihmohet nga arka e shtetit”.
(Ebû Ubeyd, el-Emvâl, Nşr. M. Halil Hurras, Kahire 1388/1968, s. 556).
Nëse ndodh që herë pas herë të kemi anomali dhe luajtje në ekonominë e vendit, nëse kemi rritje çmimesh për produktet bazë të jetesës dhe qytetarëve u vështirësohet jetesa, atëherë shteti është ai i cili në të njëjtën kohë duhet të rrisi rrogat që qytetarët që mos të kenë vështirësi në përballimin e jetesës, ose tu vijë atyre në ndihmë.
Ligji i Zotit është se “Ai nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka”
(Bekare: 286), gjë e cila duhet të zbatohet gjithashtu nga njerëzit kompetent, rregullatorët dhe ligjvënësit, të cilët duhet të kenë gjithmo

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame