Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Pastërtia dhe mbrojtja e shëndetit sipas Islamit

admin
  • Krijuar : 18-03-22
  • / 1542 Lexime

Mjekësia në vendet myslimane ka qenë në nivel të lartë dhe qysh në shekullin e 9-të fillojnë të formohen shoqatat e mjekëve për hulumtimin dhe zbulimin e barnave kundër sëmundjeve të ndryshme, ndërsa nëpër qendrat kryesore themelohen spitalet për sëmundjet e përgjithshme si dhe spitalet e veçanta për sëmundje ngjitëse.
Feja Islame i ka kushtuar rëndësi të madhe si edukimit shpirtëror ashtu edhe atij trupor. Në bazë të principeve të saj, jemi të detyruar që ta ruajmë shpirtin nga mëkatet - gjynahet, kurse trupin nga ndyrësirat e ndryshme. Pastërtia është një nder kushtet kryesore për mbrojtjen e shëndetit. Zoti i madhërishëm në Kuran a.sh. ka thënë: "Me të vërtetë Zoti i do ata që pendohen (nga mëkatet), dhe i do ata që i kushtojnë rëndësi pastërtisë". Ndërsa Muhamedi a.s. pastërtinë e ka numëruar si pjesë përbërëse të fesë, në lidhje me këtë ai ka thënë: “Pastërtia është pjesë e besimit - fesë" dhe: "Pastërtia është gjysma e besimit ... " ngase ai që nuk është i pastër nuk mund të falë namaz, të lexojë Kur’an etj.
Çdo mysliman dhe myslimane janë të obliguar për t'i falur pesë kohë të namazit brenda 24 orëve. Nder kushtet kryesore pa të cilat nuk mund të hyhet në namaz janë: Marrja e abdesit dhe duhet t'i kemi të pastra trupin, rrobat dhe vendin ku falemi. Zoti xh.sh. ka thënë: "O ju besimtarë kur të ngriheni për të falur namazin, lajini fytyrat tuaja dhe duart deri në bërryl, lëmoj eni kokën dhe lani këmbët deri në zog, kurse, nëse jeni të papastër, pastrohuni (tërë trupin)." (El Maide, 6).
Përveç zbatimit të një detyre të rëndësishme fetare; pastrimi i trupit ka një dobi të madhe për shëndetin e njeriut. Prandaj çdo besimtar e besimtare pas marrëdhënieve intime bashkëshortore janë të obliguar që t'i pastrojnë mirë gojën, hundën dhe tërë trupin. Ndryshe, së paku një herë në javë është sunet të pastrojmë trupin; posaçërisht ditën e xhumasë-të premten. Në lidhje me këtë, Muhamedi a.s. ka thënë :"Çdo mysliman e ka për obligim ndaj Zotit për t'u pastruar në çdo 7 ditë duke larë kryet dhe trupin e tij". Me një rast tjetër ai ka thënë: "Të larët ditën e xhuma është obligim për çdo mysliman që është moshërritur".
Ndërkaq femrat janë të detyruara që të pastrohen edhe pas zakoneve mujore dhe atyre pas lindjes se fëmijës. Me rastin e marrjes se abdesit duhet t'i pastrojmë duart duke i fërkuar në mes gishtave, gojën, duke i pastruar dhëmbët me misvak- brushë ose së paku me gishta, hundën deri në brendësi, fytyrën, krahët deri mbi bërryla dhe duhet t'i jepet mes'h kokës duke e përshkuar me dorë të lagur, duhen pastruar veshët, qafa dhe këmbët deri mbi nyje. Prandaj në marrjen e abdesit janë përfshirë të gjitha ato gjymtyrë të trupit të cilat janë të zbuluara dhe janë në kontakt me objekte të ndryshme gjatë punës dhe që njëkohësisht edhe përlyhen shpesh.
Muhamedi a.s. higjienës i ka kushtuar kujdes të posaçëm, ai përveçqë ka qenë shembull vetë, me shumë hadithe ka këshilluar se si duhet të mbahet pastërtia. Mes të tjerash, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Rregullat e natyrshme janë dhjetë: prerja e mustaqeve, lëshuarja e mjekrës, të bërët synet, të përdorurit e misvakut- brushës, pastrimi i hundës, prerja e thonjve, pastrimi mes gishtave, pastrimi i nënsqetullave, të rruarit e vendeve të turpshme, marrja taharet-pastrimt me ujë pas kryerjes së nevojave fiziologjike.”
Muhamedi a.s. ka pasur mustaqe dhe mjekër, njëkohësisht ai është interesuar për mirëmbajtjen e tyre. Mustaqet i ka prerë rregullisht dhe nuk ka lejuar qe t'i kalojnë buzën e epërme domethënë i ka prere sa i është parë të kuqtë e buzës, kurse mjekrën e ka pasur të gjatë sa e kap me grusht, tepricën e ka shkurtuar. Shokët e tij tregojnë se ai e ka pasur zakon që të mbajë me vete krehër, pasqyrë, gërshërë dhe erë të mirë-misk. Me një rast kur ka parë njërin me flokë të çrregulluara ka thënë: a thua ky nuk ka pasur me çka t'i rregullonte flokët e tij?!
Islami çështjes se synetisë i ka kushtuar rëndësi të madhe. Edhe pse është një akt fetar në përgjithësi, ajo ka karakter higjienik andaj është e dobishme për mbrojtjen e shëndetit të njeriut nga sëmundjet e ndryshme. Mjekësia e kohëve të fundit është duke i kushtuar asaj rëndësi të posaçme saqë në disa vende të Perëndimit kanë filluar për t'i bërë synet fëmijët e porsalindur nëpër spitale. Pastrimi i dhëmbëve ka një rëndësi të posaçme për shëndetin e njeriut, sepse nga mbeturinat e ushqimit mes dhëmbëve mund të formohen mikrobe të ndryshme, të cilat i shkatërrojnë dhëmbët dhe i sjellin edhe pasoja të tjera të dëmshme. Muhamedi a.s. pastrimit të dhëmbëve me misvak që sot mund të zëvendësohet me brushë, i ka dhënë rëndësi të veçantë andaj në lidhje me këtë ai ka thënë: "Sikur të mos e rëndoj a ymetin tim, kisha për t'i urdhëruar që ta përdorin misvakun për pastrimin e dhëmbëve me rastin e çdo namazi".
Si në punë, si për nevoja të tjera njeriu më së tepërmi shërbehet me anë të duarve, prandaj edhe më së shumti përlyhet, edhe mund të infektohet me anën e tyre e sidomos me ra

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame