Pavarësisht se Arabia Saudite ka njoftuar zyrtarisht kthimin e vakteve të iftarit në xhamitë përfshirë Mesjid Al Haram dhe Masjid An Nabawi, shteti fqinj Kuvajti ka bërë të kundërtën.
Gazetat lokale bëjnë të ditur se Ministria e Kuvajtit për Awkaf (vakëfe) dhe Çështjet Islame ka nxjerrë një qarkore që ndalon organizimin e vakteve të iftarit brenda xhamive gjatë Ramazanit. Ky hap është ndërmarrë nga autoritetet e Kuvajtit për të parandaluar përhapjen e COVID-19 i cili aktualisht ka filluar të bjerë.
Megjithatë, sipas Al Jarida, ende lejohet shpërndarja e ushqimeve të gatuara paraprakisht jashtë xhamive të cilat njerëzit mund t’i hanë në perëndim të diellit në fund të agjërimit ditor.
Duke cituar burime të Awkaf-it, u tha se Ministria nuk do të jetë neglizhente në marrjen e masave ndaj shkeljeve të qarkores së lëshuar, aq më tepër që pasojat e koronavirusit ende po prekin disa sektorë në vend.
Të dhënat tregojnë se COVID-19 dhe variantet e tij ende ekzistojnë pavarësisht një rënie të konsiderueshme të infeksioneve ditore dhe kthimit në aktivitetet para pandemisë.
Në fillim të këtij muaji, autoritetet e Kuvajtit në fakt kishin njoftuar se të gjitha xhamitë në vend do të kthehen në normalitet dhe do të fillojnë të heqin kufizimet antivirus, duke përfshirë urdhrat e distancimit fizik të besimtarëve në xhami.