Myftiu Tërnava po qëndron për vizitë zyrtare në Katar
admin
Krijuar : 06-04-22
/
5420
Lexime
Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al-Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar.
Myftiu edhe njëherë falënderoi Qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas, Myftiu Tërnava e njohu ministrin me projektet dhe me sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës. Një falënderim të veçantë, Myftiu e adresoi për ministrin Al-Ganimi, për financimin e dy projekteve vakëfnore, atë në Gjilan dhe në Lipjan.
Ndërkaq, ministri Al-Ganimi, i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe delegacionit shoqërues, duke konfirmuar kështu vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Ministri Al-Ganimi çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, që Kosova të jetë një vend i paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare.
Në fund të takimit, të dyja palët shkëmbyen dhurata ndërmjet vete. Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite po shoqërohet nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti dhe zv.kryeimami Fatmir ef. Iljazi.