Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vjen lajmi! Hapet Haxhi 2022. Cilat janë rregullat e reja dhe kush përfiton?

admin
  • Krijuar : 08-04-22
  • / 2224 Lexime

Ministria e haxhit dhe umres në mbretërinë e Arabisë Saudite ka dhënë lajmin e shumë pritur nga të gjithë ata peligrinë që presin të vizitojnë vendet e shenjta për të kryer ritualin e haxhit.

e shkaktuara prej civid-19, ministria e haxhit ka vendosur rregulla të reja dhe strikte për haxhinjtë të cilët kërkojnë të kryejnë haxhin. Por cilat janë kë to rregulla të vendosura nga ministria saudite?

  • - Një milion plegrinë, do të jetë numri maksimal i haxhinjve në total nga brenda Saudisë dhe jashtë saj të cilët do të jenë pjesë e haxhit të sivjetëm.
  • - Shpërndarja e kuotave do të bëhet në të gjitha vendet në raport me kuotat respektive që secili shtet ka patur, duke patur parasysh të gjitha rekomandimet shëndetsore.
  • - Haxhi do të jetë i hapur vetëm për personat nën 65 vjeç.
  • - Të jenë të vaksinuar me vaksinat kundër covid-19 të miratuara nga shteti saudit për ata që janë shtetas të Arabisë Saudite ndërsa për pelegrinët që vijnë jashtë mbretërisë Saudite, duhet të kenë një rezultat negativ të testit PCR covid-19 i kryer brenda 72 orëve të fundit nga koha e nisjes për mbrëtëri.

Jashtë deklaratave zyrtare të ministrisë, burime për redaksinë bota-islame thonë që çmimi i haxhit gjithashtu do të ketë një rritje të madhe për arsye të sigurisë së lartë në të cilat do të zhvillohet haxhi. Çmimi fillestar i haxhit mendohet të shkojë mbi 6 mijë euro. Kosto e cila do të prekë shumë besimtarë të cilët mendonin të kryenin haxhin e sivjetëm. Pritet nga vendet respktive edhe kalkulimi përfundimtar i kuotave pjesëmarrëse dhe i çmimeve të cilat do t’i afishojnë për haxhinjtë e vendeve të tyre. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame