Friday 09-05-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

India është duke vrarë e masakruar muslimanë si asnjëherë në historinë e saj

admin
  • Krijuar : 14-04-22
  • / 4178 Lexime

India është duke vrarë e masakruar muslimanë si asnjëherë në historinë e saj. Muslimanët e Indisë i janë nënshtruar shfarosjes dhe po i djegin të gjallë. Indianët hindusë po kallin xhami, shtëpi e çka po gjejnë përpara.

Muslimanët e mjerë janë para një gjenocidi të egër. Ata po kërkojnë ndihmë nga bota por askush s’po i dëgjon.

Ky Ramazan për muslimanët e Indisë është shndërruar në ferr e përtej ferri. Armiqët e Islamit që me gjuhën moderne quhen islamofobë, jo rastësisht i përzgjedhin datat e kohët festive të muslimanëve për t’i helmuar e vrarë ata. Këtë e bëjnë njëjtë dhe në gjithë botën.

Diku më shkrime, diku tjetër me emisione televizive, diku-diku me fushata anti-islame, e në vende si Mjanmari e India tani, u hyjnë me shfarosje fizike.

Këtë dhunë psiqike e këto vrasje i bëjnë sidomos në Ramazan. Sepse e dinë këta islamofobë kriminelë se kjo edhe më shumë i vret në shpirt muslimanët…!

Mustafë Bajrami

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame