Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

OKB-ja thirrje për hetim të pavarur për vrasjen e gazetares së Al-Jazeera-s

admin
  • Krijuar : 11-05-22
  • / 1296 Lexime

OKB-ja tha se është “e tmerruar” nga vrasja e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe bëri thirrje për “hetim të pavarur”.

Ajo tha se Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është në terren duke verifikuar faktet.

“Ne kërkojmë një hetim të pavarur dhe transparent për vrasjen e saj. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Shamdasani.

Abu Akleh, 51 vjeçe, u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor sot në mëngjes.

Një gazetar tjetër, Ali Al-Samoudi, u qëllua pas shpine, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Kanali Al-Jazeera me bazë në Doha ka akuzuar forcat izraelite për vrasje të qëllimshme të gazetares së saj “me gjakftohtësi”.

Abu Akleh ka lindur në Kuds në vitin 1971 dhe është diplomuar në gazetari dhe media nga Universiteti Yarmouk në Jordani. Ajo gjithashtu kishte nënshtetësi amerikane.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame