Myftiun i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimin dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti Meta.
admin
Krijuar : 18-05-22
/
3212
Lexime
Të Hënën më 16.05.2022 në Tiranë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dekoroi me Urdhërin “Naim Frashëri” Myftiun e Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi në prezencën e shumë personaliteteve publike nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria, gjegjësisht Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në këtë ngjarje përfaqësohej nga Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, i cili e shoqëroi Myftiun e Tetovës gjatë tërë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi prestigjioz.
Bashkësia Fetare Islame e RMV çmon lartë këtë vlerësim të Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta, që është një nderë për Bashkësinë Fetare Islame të RMV dhe uron Myftiun e nderuar të Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimin për këtë dekoratë e cila është me plot meritë për kontributin e tij të palodhshëm në sfera të ndryshme të jetës publike dhe fetare.