Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Projekti më i madh i banesave nga Erdogan

admin
  • Krijuar : 14-09-22
  • / 3097 Lexime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli sot fillimin e projektit më të madh të banesave sociale në historinë e vendit, i cili brenda pesë viteve parashikon ndërtimin e 500 mijë banesave, 50 mijë objekteve të biznesit dhe sigurimin e 250 mijë parcelave të gatshme për ndërtim.

 

“Në fillim të vitit, do të hedhim themelet e para të projektit të strehimit social, aplikimet e të cilit fillojnë nesër dhe zgjasin deri në fund të tetorit”, tha Erdoğan në ceremoninë e cila u mbajt në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës Beştepe në Ankara.

 

 

 

Erdoğan tha se me këtë projekt fillon procesi i ndërtimit të qindra mijëra njësive të reja të banimit në të gjithë Turqinë.

 

“Qëllimi ynë është që brenda dy viteve të përfundojmë fazën e parë të banesave dhe t’ua dorëzojmë qytetarëve tanë që plotësojnë kushtet”, tha Erdoğan, duke shtuar se kjo fushatë përfaqëson investimin më të madh të banesave në botë për nga numri dhe cilësia.

 

Projekti u quajt “Shtëpia ime e parë” dhe “Zyra ime e parë”.

 

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë 500 mijë njësi banimi, 50 mijë objekte biznesi dhe të ofrojmë 250 mijë parcela ndërtimi në të gjitha qytetet tona në pesë vjet, nga 2023 deri në 2028”, tha Erdoğan.

 

 

 

Ai shpjegoi se me zbatimin e këtij projekti, numri i banesave sociale në Türkiye do të shkojë në dy milionë, ndërsa numri i banorëve që shfrytëzojnë objekte të tilla do të arrijë në dhjetë milionë pas zbatimit të fazës së re.

 

“Ky investim do të ulë çmimet e banesave dhe qiratë në të gjithë vendin dhe do ta bëjë më të lehtë për qytetarët tanë qasjen në banesa”, tha Erdoğan.

 

Presidenti turk gjithashtu ndau edhe informacionet teknike rreth projektit.

 

 

 

“Qytetarët tanë do të mund të zotërojnë një njësi banimi 2+1, me çmim 608 mijë lira turke, me këst mujor prej 2.280 lirash (124 euro) dhe një afat pagese prej 240 muajsh”, shpjegoi Erdoğan.

 

Ndërkaq, njësitë e banimit 3+1, me një çmim prej 850 mijë lirash turke, do të mund të shlyhen me këste mujore prej 3.187 lirash (173 euro), gjithashtu me afat shlyerje 240 muaj ose 20 vjet.

 

Erdoğan tha gjithashtu se ky projekt është menduar veçanërisht për të rinjtë. Sipas tij, për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç janë siguruar 50 mijë njësi banimi, që përkon me 20 për qind të totalit të banesave të këtij projekti.

 

Erdoğan njoftoi gjithashtu se 50 mijë njësi banimi si pjesë e projektit të banesave sociale do të ndërtohen në Stamboll, 18 mijë në Ankara dhe 12.500 në Izmir.

 

Gjithashtu janë paraparë kuota të posaçme edhe për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve, me nga 12.500 njësi banimi, ndërsa për pensionistët parashikohet një kuotë pr

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame