Bajrami i kurbanit që përcaktohet sipas kalendarit hënor, fillon në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe dhe vazhdon katër ditë. Quhet kështu sepse në këtë festë theret kurban. Kur thuhet kurban përgjithësisht nënkuptohet kafsha e therur gjatë barjamti të kurbanit. Kurbanet mund te jene tri llojesh: Vaxhib, i Premtimit dhe Akika.
Kurbani i Premtimit
Është rasti kur një person, pa e patur domosdoshmëri, vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit në momentin që ka arirtur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe. Ky lloj kurbani nuk është domosdoshmëri, por personi që e ka vendosur dhe premtuar ta kryejë atë, i kthehet në vaxhib therja e kurbanit.
Kurbani Akika
Quhet kurbani që therret në ditët e para të lindjes së një fmije me qëllim shprehjen e falenderimit ndaj Zotit Krijues. Ky nuk është një adhurim i detyrueshëm, por është sunet. Pejgamberi alejhi selam ka therur nga një kurban akika për dy nipat e tij Hasanin dhe Hysejnin dhe ka këshilluar ymetin e tij që të therin kuban për femijët e tyre djem ose vajza. / Pyetje Islame