Monday 15-07-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kush i mban çelësat e Qabes së Shenjtë?

admin
  • Krijuar : 22-06-24
  • / 184 Lexime

Për më shumë se 16 shekuj, para prezantimit të Islamit në botë, nipërit e Qusai bin Kilab bin Murrah specializoheshin në kujdesin për Qaben, duke përfshirë mbajtjen e çelësave të saj. Një nga degët e familjes bin Murrah ishte fisi al-Shaiba, të cilëve Profeti Muhamed iu dha çelësat e vendit të shenjtë në vitin e çlirimin të Mekës.

 


Beni Shaiba ose bijtë e Shaibes janë fisi që mbajnë çelësat e Qabes sot. Ata janë përgjegjës për 'Sudnah' e Qabesë që nënkupton kujdesin e plotë të saj duke përfshirë hapjen dhe mbylljen e saj, pastrimin dhe larjen e saj, dhe kujdesin për Kiswah ose veshjen e saj. Brenda Qabesë lahet dy herë në vit, në fillim të Shabanit dhe me 15 Muharrem sipas kalendarit islamik. Namazi i sabahut falet në vendin e shenjtë të el-Haram al-Makki para procesit të larjes, ku përdoret vetëm Zemzemi dhe uji i trëndafilit.

Në një video tregohet shejhu i fisit Shaiba, Saleh al-Shaiba, duke shfaqur çelësat e Qabes, derën e Teubes e cila lejon hyrjen në çatinë e Qabes dhe Mekami Ibrahim.
“Çelësi i derës së Qabesë është i rëndësishëm historikisht dhe fetarisht. Ajo ka çantën e vet, e cila ka qëndisje jeshile dhe mbi të shkruhet "Sepse Zoti ju thotë t'i kryeni detyrat tuaja për njerëzit" tha historiani dhe anëtari i Këshillit Shura, Dr. Mohammed al-Zulfah.


Ai shtoi se çelësi është prej metali dhe është i gjatë 35 centimetra. Ai u ndryshua dhe u zhvillua disa herë gjatë shekujve. Sot, çelësi dhe brava e Qabesë janë prej nikeli të veshur me ar 18 karatësh, ndërsa pjesa e brendshme e Kiswah-së ose veshja e Qabes përbrenda është e gjelbër pasi historikisht ka qenë e kuqe.

Al-Zulfah tha se forma e çelësit ndryshon herë pas here. Në Turqi ekziston një muze me 48 çelësa të Qabes që nga koha osmane, ndërsa në Arabinë Saudite ka dy kopje të çelësit që janë prej ari të pastër.

El-Zulfah tha se është zakon që çelësi të mbahet nga  anëtari më i vjetër të fisit. / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame