Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lidhja e Politikës me Fenë

admin
  • Krijuar : 30-07-24
  • / 176 Lexime

Ta politizosh Islamin është një përpjekje tejet reduksioniste: do të thotë ta kthesh marrëdhënien e mistershme mes njerëzores dhe hyjnores në ideologji. Ky perspektivë thekson se "feja është marrëdhënia që njerëzit kanë me Krijuesin e tyre. Ndjesitë e saj shfaqen thellë në zemrën e njeriut... Nëse përpiqesh ta kthesh atë në një shfaqje formash të ndryshme, e vret."

Politizimi i fesë e dëmton atë më parë se sa ajo të dëmtojë jetëgjatësinë e një qeverie." Po ashtu, është theksuar se "feja është e përqendruar së pari te aspektet e përhershme e të pandryshueshme të jetës dhe ekzistencës njerëzore, ndërsa sistemet politike, ekonomike dhe shoqërore apo ideologjitë merren më tepër me aspekte të ndryshueshme të jetës së njeriut gjatë jetës në këtë botë."

Megjithatë, duke bërë kujdes që të mos e politizosh fenë, nuk do të thotë se besimtarët duhet të jenë indiferentë karshi asaj që ndodh në jetën publike, apo karshi padrejtësive politike dhe ekonomike që u bëhen njerëzve.

Ndërkohë, nuk është e qëlluar që besimtarët apo ata që ndjekin një jetë shpirtërore të qëndrojnë larg zhvillimeve politike apo të shmangin shqetësimin për politikën. Një rekomandim i tillë do të ishte shumë i ngjashëm me "kuietizmin" dhe do të përbënte një heqje dore nga çdo detyrë dhe përgjegjësi qytetarie dhe përfshirjeje në shoqëri.

Përfshirja në politikë dhe mbrojtja e të drejtave nuk ka të bëjë me partishmërinë apo ithtarinë partiake. Feja mund dhe duhet të flasë publikisht për çështjet politike që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe mirëqenien e njerëzve, mbrojtjen e mjedisit, paqen dhe të drejtat e shoqërisë. Besimtarët e vërtetë, të cilët e konsiderojnë përgjegjësi të tyre të jenë të përfshirë në jetën e shoqërisë, nuk mund të jenë njëanshëm apo ithtarë të vetëm një partie. Ata duhet të jenë gjithnjë faktor ndërtues për komunitetet dhe shoqërinë dhe jo shkaktarë ndasish.

Një individ i tillë vlerëson se religjioni qëndron shumë më sipër se politika; ai e sheh atë si burimin e moralit dhe etikës, të cilat janë të lidhura me politikën dhe jo në kundërshtim me të. Ai nuk do ta mbështeste kurrë që feja të bëhej mjet në duart e politikës, sepse me dështimin e kësaj të fundit, gjëja e parë që njerëzit do të bënin, do të ishte hedhja e akuzave edhe mbi fenë. Kësisoj, ai nuk do që aspiratat politike të cenojnë fenë, apo ta bëjnë atë të degradojë si pasojë e potencialit që politika ka për të degraduar.

Marre nga zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame