Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lidhja mes shkences dhe thirrjes ne fe

admin
  • Krijuar : 12-10-24
  • / 173 Lexime

Eshte e rendesishme qe njerezit qe do te urdherojne gjerat e mira dhe ndalojne gjerat e keqija duhet te kene njohuri te mjaftueshme mbi shkencat e ndryshme. Pasi dija dhe thirrja e jane  dy faqet e se njejtes se vertete. Per kete arsye njeriu qe ben thirrje ne fe si perkrahes i nje feje para se tju flase te tjereve mbi te vertetat e fese duhet te pergatise veten e tij si duhet  ne fillim. Nete kundert sikurse mund te propagandohen shume gjera jo te verteta ne emer te fese por edhe personat ne kontakt me te mundte tremben dhe te largohen nga feja. Nje rezultat i tille ne nje fare mase do te ishte cenim i se drejtes ne kete bote dhe ne tjetren per veten dhe te tjeret.

Mendojme qe ne kete kapitull para se gjithash do te shpjegojme botekuptimin tone mbi dijen dhe shkencen ne kuptimin absolut dhe pastaj te shqyrtojme lidhjen mes thirrjes,dijes dhe veprimeve.

Dija eshte nje minare Ademjane ne te gjithe boten e qenjeve. Ne kohen e Hz Nuh ajo shenderrohet ne nje varke dhe u njesua me Hz Nuh. Dija te Hz Ibrahim shenderrohet ne nje fushe ne te cilen bie me bollek frymezim hyjnor. Te Hz Musa merr formen e njeshkopi duke u njesuar me te. Atehere gjithshka qe shihet ne univers formohet nga i njejti model. Esenca e universit eeshte dija.

Ceshte  dija? Dija eshte njehja e Zotit permes njohjes se vete natyres njerzore. Njeriu duke u nisur nga vetja duhet te shohe Zotin,ne ndjenjat e tij te gjeje meshirimin e titujve dhe cilesive te vete Zotit duke u perpjekur qe ta kuptoje dhe ta njohe ate. Kjo eshte dija e vertete. Dijetari Junus duke u shprehur:

“Dija eshte te njohesh shkencen

shkenca eshte te njohesh veten

nese njeh veten cdo mund te thoje!”

mund te theksoje boshtin kryesor te dijes.“Ai qe njeh veten njeh dhe Zotin’ eshte nje fjali plot delikatese qe mund te pranohet si hadith. Nuk eshte hadith por nje parim mjaft t goditur mbi bazen e kuptimit dhe mendimit qe jep. Kurani fisnik e forcon kete mendim permes ketyre fjaleve:

“Mos u beni si ata qe harruan Allahun,dhe Allahu i beri ata qe ta harrojne.”

Nese harroni Zotin ai ju ben juve qe te harroni veten dhe karakterin tuaj. Dhe kur harroni veten largoheni nga Zoti,dhe duke u larguar prej tij do te harroni gjithshka qe u jep forme juve. Ne kete menyre formohen nje sere rrathesh qe mbeshtesin dhe lidhin njeri-tjetrin. Nese futeni ne kete bashkesi rrathesh qe lidhen me njeri tjetrin dhe veshtire te dilni qe aty nese tentoni do te merrni te tatepjeten.

Ne anen tjeter nga ky ajet mund te nxirret dhe ky kuptim i tille: 

Kini kujdes mos e harroni Zotin se nese ju e harroni ai ju ben te harroni veten tuaj. Dhe ju do te vazhdoni te merreni vetem me boten e jashtme duke mos ditur te analizoni si duhet veten tuaj. Kerkoni islamin por ate filloni ta kerkoni aty ku seshte. Permendni Kurani por prisni qe ato qe ai urdheron ti jetojne te tjeret. Ndersa rendni rrugeve e mitingjeve me nxenesit tuaj sarrini te kuptoni se po ndiqni djallin. Per te mos rene ne nje nivel te tille para se gjithash duhet qe njeriu te beje nje analize te vetes se tij dhe ti hedhe disa here brenda dites lidhjes qe ka me Zotin. Sikurse alpinistet qe u ngjiten majave te maleve duhet te kontrollojme disa here vendin ku kemi vene kembet dheku do ti veme. Duhet te sigurojme veten duke bere lidhjen nenje vend te sigurte pasi gabimi me i vogel mund te na kushtoje jeten.  

Eshte per te ardhur keq kur njeriu humbet veten ne xhami ,ne faltore madje dhe prane Qabes! Duhet ta pranoj me keqardhje se numri i atyre qe kane humbur veten eshte shumeper tu numeruar. O Zot cfatkeqesi e madhe.

Qellimi i dijes eshte qe te rezultoje ne mjeshterine dhe dashurine hyjnore. Nje shkence qe eshte ne gjendje te flakeroje deshirat shpirterore si garanci e te mirave te parajses dhe te zgjoje dashurine per Allahun,nuk ja ka arritur qellimit te mirefillte te saj. Shkenca qe arrin synimin e saj eshte burim i nje jete te lumtur dhe epiqendra endjenjave tona. Te mbeturit pa te eshte nje vdekje shpirterore. Ndonese dija nuk eshte tema jone kryesore 64 duke arritur ne nje pike te tille dua te preki disa hadithe dhe ajete qe lidhen me dijen dhe shkencen.

“Thuaj a eshte njelloj ai qe din me ate qe nuk din?”(Zumur,38/8) A eshte e njete dija qe e merr perdore njeriun duke e cuar te Zoti medijen qe e burgos njeriun brenda laboratoreve?

A eshte njelloj dija qe e con njeriun tek koka e nje mikroskopi drejt Allahut permes shkalleve te drites duke e kapur per kendveshtrimit dhe qellimit temire ne dijen qe e con njeriun vetem drejt sistemeve dhe yjeve? A mund te njesohen keta njerez qe kane kendveshtrimete ndryshme? A eshte i njejte njeriu i ditur qe me nje rresht te vetem te shpalljes Kuranore sa nje bibloteke plot me libra mund ta fluturoje si nje pellumb ne qiell duke perjetuar cdo moment nje ndjesi te ndryshme,me njeriun qe shetit si mi i droguar neper libra duke shkruar gjithe jeten gjera te pavlera? Mendoj se mes tyre ka nje ndryshim te madh sa ne mes asgjese dhe gjthshkase. Dija qe e con njeriun te Allahu eshte gjithshka dhe ajo qe e braktis ate ne mes te rruges eshte asgje.

Ata qe jane plotesisht te respektueshem kundrejt Allahut jane dijetaret(Fatir,35/28).

Ne kete ajet shihet qarte vleresimi ndaj dijes dhe dijetareve. Kjo lidhet me situaten e njeriut qe me dijen e tij respekton Zotin e tij. Cdo dije ka nje peshe te caktuar ne jeten shoqerore. Per kete arsye i Derguari i Allahut(s.a.s) i afron dijetaret e vertete me profetet. Vetem profetet mund te shohin ne menyre te qarte te verteten ne siperfaqen e tokes. Ne mund te shohim anen e brendshme te gjerave permes drites qe reflektohet nga profetet. Nese nuk shkohet pas profeteve eshte e pamundur per njeriun te gjeje te verteten absolute. Ndoshta vete ai mund ti afrohet asaj permes perpjekjes dhe mundimit te tij por te verteten absolute ai mund ta arrije vetem permes deshmise se profeteve. Ne siperfaqen e tokes ata qe jane prane te vertetave te Allahut jane profetet dhe pas tyre vijne roberit e ditur. Ka nje lidhje te qarte mes fjaleve te Profetit tone te lartpermendura dhe kuptimit te ajetit te mesiperm. Besimtaret e devotshem qe kane fituar te drejten e mekembesit te Zotit ne siperfaqen e tokes sjane te tjere pervec dijetareve qe u afrohen profeteve. Profetet jane zedhenesit e se vertetes ndaj dhe cdo njeri ne masen qe arrin te jete pasqyrues i te vertetes arrin tju afrohet Profeteve.

I Derguari i Allahut(s.a.s) per te treguar vlerat e larta te dijetareve ben nje krahasim te tille:

“Epersia e dijetarit eshte si ai prioriteti qe kam si pozite une me me te ultin tuaj.”Ai qe eshte larg dijes ka shume mundesi qe ne cdo cast te rreshqase e te devijoje. Devijimi paraqet raportin qe ka individi me Zotin. Ka njerez te tille qe ne qoftese edhe per nje cast e largojne nga mendja Allahun dhe te Derguarin e Tij(s.a.s)u duket sikur kane bere nje devijim te madh. Dijetaret qe iu afrohen Profeteve gjithmone gjenden ne nje analize te vazhdueshme. Eshte mjaft i kujdesshem dhe i vemendshem perballe cdo rreziku qe i kanoset. Ai dijetar qe analizon cdo ceshtje me vetedije te plote dhe ben adhurimin si duhet eshte po aq superior sa dhe shoket e profetit dhe me larte se ata qe kryejne adhurimin dhe faljen pa vetedije. Ne fakt as qe mund te behet krahasim mes ketyre dy kategorive.  

Nje ane tjeter ne kete ceshtje eshte qe njeriu qe u afrohet Profeteve nuk i shpeton asnje rreze drite nga frymezimi hyjnor ,e shnderron zemren e tij ne nje shkolle sa gjithe fakutetet ,duke mos shperdoruar asnje frymezim te shenjte si nje shembelltyre e meshires hyjnore duke thithur shprehjen e njesise dhe madheshtise se Zotit si nje central thithes i gjithe radiacionit qe vjen nga dielli duke u shenderruar ne nje ndermjetes dhe mbeshtetes i ketyre frymezimeve. Kjo ne te njeten kohe eshte shprehje e respektit ndaj Zotit dhe si mjet qe e karikon ate per te vazhduar perpara. Nje njeri qe mbushet perplot keshtu duhet qe te zbrazet. Kjo zbrazje arrihet permes transmetimit te drites dhe shkelqimit qe ndodhet ne shpirtin e tij dhe te gjithe te vertetave te tjera. Nuk ka ndonje njesi matese per te vleresuar kete veprim te tij te brendshem. Per kete arsye sado qe besimtari te thellohet ne adhurimin e tij sdo te arrinte adhurimin e barazvlershem me punen e dijetareve te vertet. Njeriu duhet ta vere ne praktike ate qe ai din. Ne te kundert ata do te perballen me kercenimin e Kuranit fisnik qe thote:

„Ka nje grup mes tyre qe ndonese e dine te verteten mundohen ta fshehin ate!“(Bakara,2/146).

Dime shume gjera por sbejme asgje se vrimat e zeza ne kozmos qe thithin gjithe driten ose asnjeri sperfiton nga potenciali i drites qe kane,qe sido te jete nuk mund te shenderohet ne diell. Dielli eshte burim ngrohtesie si mjet ngrohes ,burim drite dhe nje ylber ngjyrash. Sikurse ledhaton lulet permes drites se tij u jep drite edhe planeteve.

Ne lidhje me njerzit qe u ngjajne vrimave te zeza qe ndonese posedojne nje force dhe potencial te jashtezakonshem por qe mbyllen ne erresiren e tyre Profeti yne thote:

“Kush meson dijen dhe e fsheh ate,ne diten e gjykimit ne gojen e tij dote jete vene nje fre zjarri.“ 66 Eshte mjaft i qarte kuptimi i kesaj fjale te mocme. Kush meson dicka dhe sjua transmeton mjedisit perreth ,kush mbushet dhe nuk zbrazet duke mos qene shembull edukativ ne fjalen dhe sjelljen etij,kush nuk behet pishtar i se vertetes hyjnore per te ndricuar gjithshka qe e rrethon diten e gjykimit do te pesoje nje denim te tille. Ne kete hadith behet fjale per nje qortim dhe kercenim mjaft serioz. Freri u vihet vetem kafsheve dhe eshte nje shprehje mjaft e rende duke e krahasuar kafshen me njeriun qe fsheh dijen. Ai njeri ska ditur rendesine e njohjes se dijes se fshehte te Zotit,duke mos e pasqyruar ne qenjen e tij ,ka nenvleresuar rendesine e shprehjes se ndjenjave ,te te menduarit dhe shprehjes se menimeve qe e bejne njeiun qenje te zgjedhur dhe te vecuar nga kafshet,dhe si perfundim nuk ka shprehur falenderimin e tij per gjithshka qe i eshte dhene. Se sa i drejte eshte veprimi per ti marre ketij njeriu ate cilesi te vecante po jua le te gjykoni vete.  

Dija dhe thirrja jane dy fytyrat e ndryshme te se njetes se vertete. Veprimi eshte kushti i pashmangshem i te dyjave. Keto te treja eshte e veshtire qe ti vecosh dhe ti ndash nga njera tjetra. Eshte shprehje respekti e dijes ta vesh ate ne praktike. Njeriu qe e njeh Zotin por qe nuk ben adhurimin qe i takon nuk eshte vetem nje mungese respekti por edhe nje moskokecarje,nje shurdhim dhe verberi. Madje mangesite qe tregohen nga ata qe kane marre persiper ti sherbejne besimit e demtojne fene islame me shume nga demet qe mund ti shkaktohen nga jashte.

Qendrimi qe mbajne dhe opinioni qe percjellin perendimoret duke pare Myslimanet qe se jetojne islamin besoj se eshte nje argument i forte ne kete aspekt. Ky argument i percjelle nga ata qe gjithmone kane ushqyer armiqesi ndaj Kuranit eshte mjaft domethenes dhe i pranueshm. Pyetet nje mysliman anglez se perse te gjithe anglezet se pranojne islamin. Pasi ata jane njerez te zgjuar qe kane drejtuar boten me politiken e tyre. Myslimani anglez nuk thote asgje por e merr perdore personin qe i beri pyetjen dhe e con ne nje xhami qe ndodhej aty prane. Ne xhami kishte mjaft njerez qe kryenin adhurimin vetem formalisht. Pergjigja e anglezit eshte vetem tregimi i asaj xhamie dhe i njerzve brenda saj. Kuptimi i kesaj eshte ky. 

Dihet qendrimi i perendimoreve ndaj sistemeve fetare te feve qe nuk kthehen ne nje menyre jetese duke mos u shenderruar ne praktike. Perderisa ne te dalim para tyre duke pasur unitet ne mes te botes se brendshme dhe asaj te jashtme ,duke pasur nje sinkronizim te zemres dhe mendjes,me shpirt te lidhur me Kuranin ,me veprime ne perputhje me fene 67 islame ,me synimin e vetem qe te dalim si nje bashkesi me preokupimin per te shpetuar njerzit,ata ne te shkuaren pa pritur nje propozim nga ne kane perqafuar islamin dhe do ta perqafojne ne te ardhmen.  Perendimoret perse te shkojne pas nje bashkesie qe nuk njeh fene e saj,nuk njeh Zotin e saj dhe si bindet librit te shenjte me nje paraqitje plot probleme e shqetesime. Ata shohin boten shpirterore dhe formimin e myslimanit dhe sesa i ve ne praktike ato. Vleresojne njeriun e tille qe ne renkiimin e tij permban dhimbjen e mijerave ,qe mban ne goje vetem fjalet hyjnore dhe naten e kalon ne adhurim,qe minimizon kohen e shkuar kot dhe e kalon kohen duke bere pune te dobishme ne cdo moment.

Nese perfaqesuesit e islamit do te ishin te tille perendimi do te vinte duke vrapuar pertu futur ne islam,duke qene situate e kundert edhe reagimi i tyre eshte i ndryshem ndaj dhe ata per momentin jane larg nesh. Ne menyre te permbledhur do te thoshim se islami eshte nje sistem hyjnor qe bashkon ne nje te vetem besimin dhe veprimet. Ne nje ane te tij eshte besimi dhe ne anen tjeter eshte venia ne jete e besimit. Eshte bukur tju shpjegosh te tjereve ceshtjet qe lidhet me besimin dhe kryerjen e veprimeve te mira,eshte mjaft domethenese por mos praktikimi dhe mos venia ne jete e ketyre gjerave nga myslimanet ka nje ndikim te kundert mbi te tjeret. Islami seshte vetem tregimi i njerzve te perkushtuar ndaj fese por meshirimi ne menyren e jeteses dhe praktikimi i gjithshkaje ne relitet. Islami eshte besim dhe praktike. Predikimi rreth sherbimit te islamit i atyre qe se pranojne ne kete menyre sehte gje tjeter vecse fjale pa ndikimin e duhur. 

Marre nga Zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame