Një luftëtare e njohur amerikane MMA, Amber Leibrock, njoftoi konvertimin e saj në Islam dhe shprehu mirënjohjen për besimin e saj të ri në paqe dhe lumturi.
Tridhjetë e pesë vjeçarja u konvertua në Islam në korrik të këtij viti dhe nuk e bëri të ditur këtë deri vonë.
Duke postuar në Instagram, Leibrock ndau se ajo ka pasur disa muaj që "jeta e saj ka ndryshuar", në të cilat janë përfshirë ulje dhe ngritje.
“Kam punuar më shumë nga ç'kam punuar ndonjëherë dhe gjithsesi skam pasur rezultate. E shkëputur nga njerëzit që i doja aq shumë dhe më kishin kthyer jetën përmbys”, ka shkruar ajo.
“Më pas, sa hap e mbyll sytë, gjithçka filloi të kishte kuptim. Gjithçka më çoi në një rrugë për të më afruar me Allahun dhe për të gjetur fenë time”, shtoi ajo. / bota-islame.com