Wednesday 08-01-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Disa argumente thelbësore mbi ekzistencën e Allahut: Argumenti i ndjenjave

admin
  • Krijuar : 05-01-25
  • / 79 Lexime

Argumenti i ndjenjave

Njeriu është pajisur me mijëra ndjenja. Çdo ndjenjë bart një natyrë mesazhi nga një botë jashtëlëndore. Ndërkaq, te çdo njeri është një ndjenjë që ia bën të njohur atij Zotin drejtpërdrejt. Kjo është ndjenja e pavdekshmërisë. Për shkak të kësaj ndjenje njeriu përpiqet pa pra për pavdekësinë dhe amshueshmërinë. Asgjë e fundme, e konsumueshme dhe e vdekshme nuk mundet ta kënaqë atë vërtetësisht. Dhe kjo ndjenjë nuk është e mundur t'i jetë lënë njeriut nën ndikimin e ndonjë gjëje të fundme. Asnjë prej shkaqeve që janë të fundmë nuk mund ta ofrojë këtë pasion për pavdekshmërinë. Mirëpo ekzistenca e kësaj ndjenje është një fakt, një realitet, pra është e pamundur të mohohet. Atëherë themi se këtë ndjenjë na e ka dhënë neve ai që na ka krijuar, Zoti. Dhe është Ai që ka për të na e dhënë edhe jetën e pafundme!

Marre nga Zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame