Friday 09-05-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë publikon çmimet e Kurban Bajramit për këtë vit

admin
  • Krijuar : 08-05-25
  • / 593 Lexime

Kurban Bajrami po afron dhe përgatitjet tashmë kanë nisur. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka shpallur çmimet dhe procedurat për organizimin e therjes së kurbaneve për vitin 2025.

Si çdo vit, edhe këtë herë KMSH do të kujdeset për therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre për familjet më në nevojë në të gjithë vendin. Ky organizim synon të lehtësojë besimtarët në kryerjen e këtij adhurimi madhor, duke garantuar një proces të përgjegjshëm dhe të ndershëm.

Besimtarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë vepër të mirë, mund të bëjnë pagesën e kurbanit në disa mënyra:

KMSH thekson se stafi i saj do të kujdeset që ky obligim fetar të realizohet me seriozitet dhe përkushtim.

Urtësia e Kurbanit

Kurbani është një akt adhurimi, sakrifice dhe bindjeje ndaj Allahut. Ai përkujton devotshmërinë dhe nënshtrimin e Profetit Ibrahim (a.s) dhe të birit të tij Ismail (a.s), të cilët janë shembull i përjetshëm i besimit dhe dorëzimit ndaj vullnetit hyjnor.

Siç thuhet në Kuranin Famëlartë:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij.”
(Surja Haxh, ajeti 37)

Ky ritual është një mundësi për t’u afruar me Zotin, për të treguar mirënjohje dhe për të kontribuar në ndihmën e atyre që kanë më shumë nevojë.

Allahu na e mundësoftë të gjithëve realizimin e këtij adhurimi të madh!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame