Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ushqimet që nuk duhet konsumuar në syfyr

admin
  • Krijuar : 16-04-21
  • / 4302 Lexime

Konsumimi i syfyrit është një vakt shumë i rëndësishem.


Është shumë e rëndësishme ti marrim ushqyesit e nevojshëm dhe t'ju shmangemi ushqimeve diurerike dhe atyre që nxisin etjen.
Gjatë kohës sa jemi agjërueshëm trupi më shumë ka nevojë për ujë/lëngje se sa që ka nevojë për ushqim.

Andaj është shumë e rëndësishme të mundohemi të qëndrojm të hidratuar.
Ushqimet diuretike janë ato ushqime të cilat e shtyen trupin t’i largon lëngjet (ujin dhe natriumin) duke stimuluar veshkat t’i largon lëngjet përmes sistemit urinar.


Këtu mund të përfshihen:
Kafeja
Çaji i zi dhe çaji i jeshil
Hibiskusi
Magdanozi dhe qaji i magdanozit
Murrizi
Luleradhiqja dhe Dëllinja

Ushqimet të cilat nxisin etjen janë pikërisht Ushqimet e kriposura të tilla si:
Ullinjët
Mish me yndyrë
Patatet të skuqura
Djath i kriposur
Brumëra(pite, pogaqe, fli, qaçë etj)
Arrat dhe Kikirikat e kriposur
Ushqimet e shpejta
Ushqime të procesuara si: sugjuk, Sallamë,pashtetë etj
Specat djegës
Ushqimet boshe(çips, biskota, smok etj..)

burimi:islamgjakova

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame