Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Besimi në Islam

admin
  • Krijuar : 24-10-21
  • / 1466 Lexime

Njeriu është një qenie e përbërë prej shpirtit dhe trupit. Ashtu sikurse ka nevojë trupi për ushqime që hahen e pihen, edhe shpirti ka nevojë për ushqim të përshtatshëm. Ushqimi më i rëndësishëm për shpirtin tonë është besimi i shëndoshë.

Besimi (imani) si fjalë, nënkupton bindje të fuqishme e të palëkundur në qenien dhe drejtësinë e diçkaje. Ndërsa, sipas terminologjisë islame, besimi është bindja në vërtetësinë dhe drejtësinë e Allahut dhe gjithçkaje të zbuluar profetit, Muhamedit (a.s.), nga ana e Allahut. Kjo është shkalla e parë e besimit. Besimi vërtetohet me zemër dhe shprehet me gojë. Pra, në besim, gjuha dhe zemra e njeriut duhen të jenë një.

Njeriu lidhet sinqerisht pas asaj që beson, prandaj zemra e pranon në brendësi besimin dhe e përforcon atë edhe me arsyen, sepse besimi nuk arrihet me detyrim apo frikë. Në Islam, besimi është vepra e mendimit, arsyes, ndjenjës dhe dashurisë, është punë e zemrës dhe e mendjes. Në Kur’an, Allahu (xh.sh.) thotë: “Nuk ka detyrim në fe…”[1]. Pra, besimi arrihet me arsye, dashuri, dëshirë e dituri.

Besimi në Islam shprehet shkurtimisht dhe në mënyrë të përmbledhur me dëshminë:

أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلٰهَ إِلاَّ اللّٰهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

 Esh’hedu en la ilahe ilallah ue esh’hedu enne Muhameden abduhu ue resuluhu. Kjo dëshmi quhet “Fjala e Dëshmisë”. Kuptimi i saj është: (Deklaroj se nuk ka zot tjetër, i cili meriton adhurim dhe nënshtrim veç Allahut dhe deklaroj se Muhamedi (a.s.) është rob dhe i dërguari i Tij).

Parimet (kushtet) e besimit në fenë islame janë gjashtë. Ata janë:

آمَنْتُ بِاللّٰهِ وَمَلاَئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ اْلآخِرِ وَبِالْقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ مِنَ اللّٰهِ تَعَالَى

Amentu bil’lahi, ue melaiketihi, ue kutubihi, ue rusulihi, uel jeumil ahiri, ue bil kaderi hajrihi ue sherr’rrihi minallahi te’ala.

(I besova Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, profetëve të Tij, Ditës së Fundit, në përcaktimin e Zotit që e mira dhe e keqja vjen prej Tij).

آمَنْتُ بِاللّٰهِ  BESIMI NË ZOT

Besimi te Allahu është parimi i parë i besimit. Një njeri i arsyeshëm, duke vështruar gjithësinë dhe të gjitha qeniet e gjalla e jo të gjalla që ndodhen në të, e kupton se ekziston një Zot Fuqiplotë që i ka krijuar ato.

Njeriu mund ta kuptojë ekzistencën e Allahut, duke bërë një sërë shqyrtimesh në botën e tij të brendshme dhe në botën e jashtme, e cila e rrethon. Për shembull, duke vështruar rregullsinë në organet e veta, përsosmërinë e funksionimit të tyre, njeriu kupton se kjo përsosmëri, nuk mund të arrihet me fuqinë e qenieve të krijuara. Veçanërisht, duke vështruar rregullsinë në natyrë, njeriu kupton se, malet dhe detet, stinët, ditët dhe netët, dielli dhe hëna, nuk mund të lëvizin vetvetiu në mënyrë të harmonishme. Një njeri i arsyeshëm, e kupton se prania e ujit në përbërjen e gjallesave, se vënia në lëvizje e reve nga era dhe se e gjithë kjo rregullsi, p.sh., ringjallja e tokës së vdekur pas rënies së shiut, nuk mund të ekzistojnë, të kryhen vetvetiu dhe, si përfundim i kësaj, arrin në pranimin e ekzistencës dhe njësimit të Zotit.

Në Kuranin Fisnik, Allahu ekzistencën dhe njësimin e Tij ua parashtron kështu atyre që kanë arsye:

 Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”[2]

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame