Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Çadra e Umu Mabed 2, përshkrimi me i bukur që i është bërë Profetit Muhamed (a.s).

admin
  • Krijuar : 01-11-21
  • / 2982 Lexime

Umu Mabed ishte një grua e zgjuar dhe shumë oratore. Askush tjetër nuk e ka përshkruar më bukur dhe më me detaje të dërguarin e Allahut (a.s) se ajo, megjithëse është takuar vetëm një herë në jetë më të...

Ai e pyeti gruan e tij se nga e kishte gjetur qumështin?

Ajo i tha: Tre njerëz kanë zbritur në çadrën tonë, midis tyre ishte një njeri i mirë.

Ai e fërkoi gjirin e kësaj deleje, dhe ai arriti të mjelë prej saj aq sa deshi!!

Kështu që ai i tha asaj: Ma përshkruaj këtë person o Umu Mabed?Umu Mabed tha: "Unë pashë një njeri të pashëm.Me fytyrë të ndritshme as e shëndoshë dhe as e gjatë. Me trup normal, jo i dobët dhe as i trashë, dhe me bel mesatar (nuk posedonte bark të madh). Kishte sy të zinj dhe qerpikë të gjatë.

Me vetulla të gjata dhe të harkuara. Flokët i kishte me onde, qafë të gjatë dhe mjekër të dendur. Kishte kocka të mëdhaja dhe shpatulla të gjera. Kur e shikoje nga larg, ishte njeriu më i bukur, ndërsa kur e shikoje nga afër dukej madhështor. Fjalët e tij janë mesatare, as të pakta dhe as të shumta.

Ai kishte shokë që kujdeseshin për të, kur ai fliste, ata e dëgjonin me vëmendje dhe kur urdhëronte ata garonin kush më shpejt do ta zbatonte urdhërin e tij.

Ai ishte si një degë midis dy degëve, pasi është më e ndritura nga të treja, dhe më e mira prej tyre.Nuk ishte i vrenjtur dhe nuk ndëshkonte dhe nuk qortonte askënd".Burri tundi kokën dhe i tha: Oh moj e mjerë!A e di se kush është ai?Kush është, i tha gruaja.

Ai është Muhamedi, njeriu që kërkojnë Kurejshët.

Umu Mabed qau dhe tha: "Nëse do ta kisha ditur se ai që kishte ardhur në çadrën time ishte Muhamedi, do ta kisha therur këtë dele për të, dhe do ta kisha pranuar fenë e tij.Ajo emigroi më vonë tek Profeti (a.s), dhe përqafoi Islamin.

Erjol Haxhiu

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame